Dy gazetarë spanjollë dhe një aktivist irlandez, janë vrarë në shtetin afrikan të Burkina Faso, një ditë pasi ishin marrë peng nga një grup personash të armatosur.

Reporterët ranë pre e një prite të ngritur ndaj një patrulle agjentësh kundër gjuetisë pa leje, me të cilën bashkëpunonin.

Në bazë të të dhënave të marra nga Burkina Faso, të dy gazetarët u vrannë nga një grup ekstremistësh islamik.

Kryeministri Pedro Sanchez konfirmoi vdekjen e dy gazetarëve spanjollë, përmes një postimi në rrjetet sociale ku shprehej se, “lajmi më i keq është konfirmuar”.

“Mendimet tona janë për të afërmit dhe miqtë e David Beriain dhe Roberto Frail, të vrarë në Burkina Faso. Ne shprehim mirënjohjen tonë për ata gazetarë kurajozë që raportojnë përditë nga zonat e luftës”, deklaroi Sanchez.

Trupa e viktimave u gjetën në Pama dhe ata ishin duke bërë një dokumentar për gjuetinë e paligjshme në rajon.