Shtatë ushtarë izraelitë u vranë të martën në Rripin jugor të Gazës, pasi në automjetin e blinduar me të cilin ata po udhëtonin u vendos një pajisje shpërthyese.

Sipas një hetimi fillestar të IDF-së, një operativ terrorist palestinez vendosi një bombë në automjetin e blinduar luftarak të ushtarëve, ndërsa ata po udhëtonin në Khan Younis. Përpjekjet për të shuar flakët ishin të kota dhe të gjithë ushtarët nuk mund të shpëtoheshin.

Në një postim në X, ministri izraelit i Mbrojtjes Israel Katz, teksa shprehu ngushëllime familjareve, shkroi: “Ushtarët tanë luftuan heroikisht dhe ranë gjatë misionit të tyre për të mbrojtur Shtetin e Izraelit dhe për të kthyer pengjet tona”.

Vdekjet e çojnë numrin e viktimave të Izraelit në ofensivën tokësore kundër Hamasit në Gaza dhe në operacionet ushtarake përgjatë kufirit me Rripin e Gazës në 440. Izraeli nisi fushatën e tij në Gaza pas sulmit të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1,200 njerëz dhe 251 u morën peng.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:21
Rritet bilanci i viktimave nga sulmi sotëm në Gaza

Ka shkuar në 41 të vdekur numri i personave të vrarë sot në Rripin e gazës nga sulmet izraelite. Këtë e konfimrojnë burime nga autoritetet e shëndetësisë  per Al Jazzera. Sipas informacioneve14 prej tyre ishin pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmave humanitare.