Vriten civilë nga bombardimet turke në Siri

Vriten civilë nga bombardimet turke në Siri

Bombat që dëgjohen gjatë kësaj interviste në qytezën kurde Ras al-Ain në veri të Sirisë hidhen nga ushtria turke, që prej 3 ditësh ka nisur një sulm të gjerë kundër militantëve kurdë. Por gjurmë bombardimesh ka edhe në lagjet e banuara siç duket qartë edhe në këto pamje.

Militantët kurdë flasin për 11 viktima në radhët e civilëve. Por edhe kurdët janë kundërpërgjigjur me mortaja drejt qytetit kufitar turk të Akçakalesë, duke vrarë 4 persona, mes të cilëve edhe një bebe 9-muajshe e duke plagosur 46 të tjerë.

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi vrasjen që prej nisjes së operacionit të 228 militantëve kurdë të konsideruar si terroristë. Edhe kurdët thonë se kanë vrarë disa ushtarë turq.

Organizatat ndërkombëtare thonë se në veri të Sirisë rrezikohet një eksod i ri masiv i civilëve kurdë. 64 mijë banorë kanë braktisur shtëpitë që prej nisjes së operacionit, ndërsa mbi 450 mijë të tjerë mund të shpërngulen nga banesat.

Presidenti turk synon krijimin e një hapësire të sigurtë në veri të Sirisë për vendosjen e refugjatëve sirianë që strehohen në Turqi. Por kostoja e kësaj është largimi i detyruar nga shtëpitë i banorëve kurdë të atyre zonave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia