Vriten dy efektivë policie në Gjermani, komunikimi i fundit në radio: Ata po qëllojnë mbi ne

Dy efektivë policie kanë humbur jetën në Gjermani, teksa po kryenin një patrullim rutinë, i cili ishte fatal për jetën e tyre. Sipas asaj që raporton Bild, viktima kanë mbetur një police 24-vjeçe dhe një polic 29 vjeç. Ngjarja ndodhi në rrethin Kusel në Rheinland-Pfalz dhe rrethanat janë ende të paqarta.

Rreth orës 4:20 të mëngjesit, oficerët i bënë thirrje një mjeti që të ndalonte, pasi kishin dyshime se drejtuesi i saj ishte i armatosur. Pasi ndaluan mjetin, efektivët e policisë lajmëruan zëdhënësin e policisë: Ata po qëllojnë mbi ne!

Por kur policia mbërriti në vendngjarje, dy efektivët u gjetën të vdekur. Sipas hetuesve dy persona ende të paidentifikuar hapën zjarr ndaj tyre dhe i lanë të vdekur në vend dhe më pas janë arratisur. Sipas informacioneve nuk ka asnjë përshkrim të autorëve apo mjetit me të cilin janë arratisur, ndërsa policia është vënë në kërkim të tyre.

 “Kolegët njoftuan përmes radios se po kontrollonin një automjet. Menjëherë pas kësaj, ata raportuan se kishte të shtëna. Më pas kolegët gjetën të vdekur.”- tha një zëdhënës i policisë për Bild.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Student: 31/01/2022 11:47

    Berisha po behet si Nexhmija....popullu do ja fali te gjitha deri ne fund...

    Përgjigju
    • Sing: 01/02/2022 06:32

      Cfare pune ka Nexhmija o student. Te pakten Nexhmija nuk vodhi e shkaterroi Shqiperine sic e ka bere like kokemadhi e injoranti, mona surrat kali, salqeni, lulka e gjithe pseudopolitikanet shqipetar qe kane 30 vjet qe bejne te njejten gje. Populli nuk i fali gje Nexhmijes, dhe popullit mire tja bejne keta jashteqitje qumeshtin e nenes tju nxjerrin. Kete populli po e zene hakat e Nexhmijes

    • A. N.: 31/01/2022 23:23

      C'pune ka Saliu ktu more student?

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!