Vriten në mënyrë të mistershme katër myslimanë në New Mexico, Biden: I zemëruar, këto krime s’kanë vend në SHBA

Vriten në mënyrë të mistershme katër myslimanë në New Mexico, Biden: I zemëruar, këto krime s’kanë vend në SHBA

Ka shkuar në 4 numri i myslimanëve të vrarë në shtetin amerikan të Neë Mexico-s.  Autoritetet thanë të shtunën se po punonin për të përcaktuar nëse vrasjet e katër burrave muslimanë gjatë nëntë muajve të fundit ishin të lidhura me njëra-tjetrën. Shefi i policisë së Albuquerque, Harold Medina, u tha gazetarëve se “një i ri që është pjesë e komunitetit mysliman u vra të premten”.

Presidenti i Amerikës, Joe Biden, ka dënuar ashpër vrasjet dhe ka thënë se  këto sulme të urryera nuk kanë vend në Amerikë.

“Jam i zemëruar dhe i trishtuar nga vrasjet e tmerrshme të katër burrave myslimanë në Albuquerque. Ndërkohë që presim një hetim të plotë, lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe administrata ime qëndron fuqishëm me komunitetin mysliman. Këto sulme të urryera nuk kanë vend në Amerikë”, ka shkruar ai.

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), organizata më e madhe e kombit për të drejtat e myslimanëve, e rriti shpërblimin në 10,000 dollarë, nga 5,000 dollarë, për informacionin që çon në një ose disa të dyshuar për vrasjet.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk mori pjesë në një bisedë telefonike mes presidentit Zelensky dhe Donald Trump

Elon Musk mori pjesë në një bisedë telefonike mes presidentit Zelensky dhe Donald Trump