DIBËR- 36 vjeçari Basir Nikolli nga fshati Luzni i Dibrës është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Ai është qëlluar me breshëri automatike në ambientet e banesës së tij.

Mësohet se ai është vëllai i shtetases Hike Skuka, e cila së bashku me kunatën e saj, Xhemile Skuka, një vit më parë vranë vjehrrën e tyre, Naime Skuka, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Hotesh të Dibrës.

Dy nuset i hodhën vaj të nxehtë në vesh të moshuarës, e cila humbi jetën menjëherë.

Xhemile dhe Hike Skuka pritet që më 19 Shkurt të këtij viti të njihen me vendimin e gjykatës për akuzën me të cilën përballen. Prokuroria e Dibrës ka kërkuar për to, jo më pak se 18 vite burg.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj. Mësohet se në komisariatin e Peshkopisë janë shoqëruar Edmond dhe Bashkim Skuka, përkatësisht burri i Xhemiles dhe Hikes, si të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë.

Viktima është baba i tre fëmijëve. Bashkëshortja e tij ka qenë aty pranë kur ka ndodhur ngjarja, por nuk ka mundur të identifikojë vrasësin.

Sipas banorëve të fshatit, viktima është qëlluar shtatë herë, ndërsa vrasësi është larguar duke qëlluar në ajër disa herë.

Pista e hakmarrjes për krimin e kryer nga e motra, është ajo ku po fokusohet puna e policisë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)