EMRI/ Vritet 38-vjeçari në Sukth, qëllohet me automatik brenda makinës! Rezulton në hetim në Holandë për trafik narkotikësh! Në mjet ishte dhe shoku i tij

DURRES - Një person u vra në një atentat me armë në Katund të Sukthit pranë shinave të trenit në mesnatë. Toni alias Fatjon Dervishi, 38 vjeç, u qëllua me dy plumba, kur po udhëtonte në një makinë tip “Audi” bashkë me një person tjetër, E. Sh., banor të zonës, i cili mbijetoi. 

Policia thotë se 7 persona janë shoqëruar, mes tyre edhe pasagjeri që ishte në mjet me viktimën, ndërkohë që po këqyren kamerat e sigurisë me pamje nga aksi ‘Maminas-Shijak-Sukth-Sallmone’ si dhe janë kontrolluar disa banesa. Viktima rezulton nën hetim në shtetin e Holandës për trafik të lëndëve narkotike.

Dëshmitari okular është marrë në pyetje në polici ku tha se ka qenë në automjet me Fatjon Dervishin kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri sapo kanë dalë nga një lokal i zonës dhe po ktheheshin në banesë. I mbijetuari sqaroi para hetuesve se nuk ka arritur të shohë autorët të cilët duket se kanë zgjedhur të veprojnë pranë shinave të trenit ku rruga e dëmtuar ka detyruar 38-vjeçarin që të ulte shpejtësinë e mjetit.

Fatjon Dervishi sipas policisë, është baba i dy fëmijëve ndërkohë që vitet e fundit, jetonte mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, ku bashkëjetonte me një shtetase rumune. Kohët e fundit, ai ishte kthyer në Shqipëri ku kishte nisur punimet për ndërtimin e një lokali ngjitur më banesën e familjes ku jetonte babai i tij në Sukth. Në vendin e ngjarjes janë gjetur të paktën 15 gëzhoja, ndërkohë që autorët, që besohet se kanë qenë dy persona, dyshohet se kanë ikur në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Dy janë pistat e hetimit, ajo e hakmarrjes dhe prishja e pazareve të drogës. Viktima nuk kishte precedentë penalë në Shqipëri, por rezulton në hetim në Holandë për trafik narkotikësh.. Si shkak për atentatin, policia po heton edhe konfliktet dhe precedentët penalë të vëllait të 38-vjeçarit. Fatbardh Dervishi, i cili më parë ka mbajtur edhe mbiemrin Doda, ka plagosur një vajzë në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës më 2 janar 2022 ndërkohë që ka precedent penalë në Spanjë.

Kjo është vrasja e dytë e shënuar në vend pa kaluar 24 orë. 59 vjeçari Martin (Marku) Bardhi u ekzekutua paraditen e 26 shtatorit, në një atentat të mirëorganizuar në hyrje të qytetit të Rrëshenit, ndërsa tre persona të tjerë të cilët kanë qenë në tavolinë u plagosën. Vrasja u shënua përballë komisariatit të Rrëshenit në bar picerinë e viktimës. 

Lajm në përditësim...

    Rendit zhvillimet sipas orarit:
    Ora 15:29
    Ky është 38 vjeçari i vrarë në Sukth të Durrësit, në Holandë hetohej për trafik droge

    1695821082_fatjondervishi.jpg

    Foto: Toni Dervishi

    Report Tv ka siguruar foton e 38 vjeçarit, Toni Dervishi që u ekzekutua në orët e vona të mbrëmjes së 26 shtatorit në Katund Sukth të Durrësit.

    Në një njoftim të policisë të shpërndarë sot mësohet se në momentin kur ka ndodhur atentatit ai ka qenë i ulur në sediljen e shoferit. Nga verifikimet e deritanishme të kryera në koordinim me homologët holandezë, ka rezultuar se shtetasi Toni Dervishi ka qenë hetuar në këtë shtet, për trafikim të lëndëve narkotike.

    Fotoja u sigurua nga gazetari Sokol Dema. 

     

    Ora 15:16
    Vrasja e 38-vjeçarit në Durrës, policia: Ishte në hetim për trafik narkotikësh në Holandë, 7 persona të shoqëruar

    1695799921_sukth.jpg

    Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim për mediat lidhur me vrasjen e 38-vjeçarit në Sukth. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit, Toni alias Fatjon Dervishi ishte në hetim për trafik narkotikësh në Holandë. Deri më tani, janë shoqëruar 7 persona lidhur me vrasjen e Dervishit.

    “Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 23:45, të datës 26.09.2023, në Katund, Sukth, ku shtetas ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri, në drejtim të automjetit që drejtonte shtetasi T. D. (M.), 37 vjeç, banues në Katund, Sukth, i cili si pasojë humbi jetën, në spital, ju informojmë se:

    Sapo kanë marrë njoftim, shërbimet e Policisë së Durrësit dhe 2 grupe të FNSH, Tiranë, kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset që lidhen me zonën, me qëllim kapjen e autorëve. Gjithashtu, grupi hetimor, i ngritur posaçërisht për zbardhjen e këtij rasti, ka vijuar punën, në drejtimin e prokurorit, për të fiksuar çdo provë që do të çojë në zbardhjen e ngjarjes dhe në identifikimin e autorëve.

    Shërbimet e Policisë, në drejtimin e prokurorit, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, për rastin. Konkretisht, deri më tani, në ambientet e Policisë, janë shoqëruar për t’u pyetur mbi rrethana të kësaj ngjarjeje, 7 shtetas (mes tyre shtetasi E. Sh., pasagjer në automjetin që drejtonte 37-vjeçari, në momentin e të shtënave), janë sekuestruar kamerat e sigurisë me pamje nga aksi rrugor “Maminas – Shijak - Sukth – Sallmone” (aksi që kishte ndjekur shtetasi T. D. (M.)), janë ushtruar kontrolle banesash, janë këqyrur celularë, si dhe është bashkëpunuar me ZQK Interpol Tiranën, për të identifikuar lidhje shoqërore të viktimës apo shtetas me të cilët mund të ketë pasur konflikte, jashtë vendit. Gjithashtu, janë sekuestruar automjeti që drejtonte T. D. (M.) dhe 2 celularët e tij, dhe vijon ekzaminimi i hollësishëm i tyre.

    Nga verifikimet e deritanishme të kryera në koordinim me homologët holandezë, ka rezultuar se shtetasi T. D. (M.) ka qenë hetuar në këtë shtet, për trafikim të lëndëve narkotike.

    Materialet për këto veprime procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kryerjen e hetimeve të mëtejshme, me qëllim zbardhjen e dinamikës së kësaj ngjarjeje, për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

    Ora 13:11
    ‘Fatjoni jetonte mes Gjermanisë e Shqipërisë!’ Dëshmia e të afërmit: Dëgjuam krisma

    1695792500_vrasjekatundsukth.jpg

    Një i afërm i Fatjon Dervishit që u vra mbrëmjen e djeshme me dy plumba teksa ngiste një automjet tip “Audi” në Katund të Sukthit tregon se 38 vjeçari nuk njihej për njeri konfliktual dhe se jetën e tij e kalonte mes Gjermanisë e Shqipërisë

    Ndërkohë që një prej vëllezërve është në burg për drogë.

    “Çun me nam. Punonte në Gjermani, vinte në Shqipëri, ikte prap. Ka qenë çun i urtë. Nëna ime e ka çun daje. Mbrëmë unë isha në punë por dëgjuam krismat. Pasta lashë punën.
    Fatjoni ishte i martuar dhe kishte 2 kalamaj. I ka jashtë.  Në Shqipëri jetonte vetëm me babain ndërsa nëna i ka vdekur. Në Gjermani nuk e di me çfarë merrej. Mbrëmë kishte qënë tek një lokal në Sukth dhe erdhi nga atje. Nuk di të ketë patur konflikt me njeri.”-është shprehur kushëriri i 38-vjeçarit Arben Meta.

    Ora 10:44
    Atentati ndaj Fatjon Dervishit, 2 pista hetimi, krimi i vëllait dhe një sherr pak kohë më parë! Dyshohet se 3 persona morën pjesë në ekzekutimin e 38-vjeçarit

    1695792464_vrasjekatundsukth.jpg

    Atentati në Sukth, grupi hetimor gjen gjurmë të autorëve! Pista hetimi, përfshirja e vëllait në ngjarje kriminale ose një sherr i viktimës Burimet nga grupi hetimor për Report Tv thonë se janë gjetur gjurmë të autorëve, por për arsye hetimesh nuk mund të mund te deklarohet asnjë informacion deri më tani.

    Pistat e hetimit janë duke u marrë në konsideratë nga përfshirja e vëllait të viktimës në ngjarje kriminale dhe deri tek debati banal që viktima ka pasur pak kohë më parë.

    Si ka ndodhur krimi? Më shumë se një person i përfshirë në atentat. Dyshimet janë për një person që ka qëlluar, një që ka drejtuar mjetin dhe një tjetër që ka ruajtur zonën. Zona nuk është e survejuar nga kamera sigurie. Janë dokumentuar pamjet e një biznesi aty pranë i cili ndodhet jo më larg se 30 m nga vendi i ngjarjes, por filmimet janë të orientuara në brendësi të biznesit dhe jo nga rruga, duke bërë të vështirë filmimin e ngjarjes.

    Rruga është e ndriçuar dhe e asfaltuar me një terren lehtësisht të kalueshëm për daljet në autostradën ose fshehjen në zona periferike. Viktima është qëlluar sapo ka dalë nga një lokal dhe ka hipur në automjet. Në makinë janë gjetur 15 plumba, ndërkohë që dy prej tyre i kanë prekur organet jetësore, duke bërë që mos të mbijetojë.

    38 vjeçari ishte i martuar në Gjermani me një shtetase Rumune, ndërsa në vend kishte pak kohë që ishte kthyer për të hapur një aktivitet të vetin ndërkohë në banesën në Sukth jetonte vetëm me babain.

    Ora 09:54
    Vrasja e Fatjon Dervishit, vëllai i viktimës plagosi kohë më parë me pistoletë të dashurën në një hotel në Durrës

     

    Ende nuk ka asnjë autor të dyshuar për vrasjen e Fatjon Dervishit pak pas mesnate në Katund Sukth në Durrës pak pas mesnate.

    Burime për Report Tv bëjnë me policia po heton edhe në pistën e hakmarrjes pasi vëllai i Dervishit, Fatbardh Dervishi në janar të vitit 2022 ka plagosur me pistoletë të dashurën në një hotel në Durrës.

    Asokohe Fatbardh Dervishi u shpall në kërkim, por nuk është arrestuar nga policia.

    Ndaj Fatbardh Dervishit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për plagosje të rendë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

    Ora 07:31
    Vrasja e Fatjon Dervishit në Durrës, ishte me një shok në makinë kur u qëllua! Ja çfarë tha në polici miku i tij

     

    Report TV mëson të tjera detaje në lidhje me vrasjen e Fatjon Dervishit pak pas mesnate në Durrës.

    Viktima është banor i zonës Katund Sukth dhe nuk është person me precedent të mëparshëm penal.

    Në momentin kur e kanë qëlluar Fatjon Dervishi ishte duke drejtuar makinën dhe bashkë me të në mjet ka qenë edhe një shoku i tij.

    Mësohet se 38-vjeçari është qëlluar me armë automatike. 2 plumba e kanë përshkuar në trup duke i dëmtuar organet vitale. Ende nuk ka dalë rezultati i ekspertizës.

    Personi tjetër nuk është prekur nga plumbat.

    Sipas dëshmisë së këtij të fundit rezulton se ata kishin qenë në një lokal dhe po ktheheshin për në shtëpi kur janë goditur.

    Policia e Durrësit e përforcuar nga forca policore të ardhur nga Tirana po punon për zbardhjen e ngjarjes Janë pyetur 10 persona deri tani për të mundësuar zbardhjen e ngjarjes.

    S.G/E.H/Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Laçi: 28/09/2023 07:03

      Ngushellime familjes

      Përgjigju
    • Alma: 28/09/2023 07:00

      Ngushellime familjes

      Përgjigju
    • Kapo: 27/09/2023 19:15

      Te ishte nga shkodra do ishin nja 40 komente ktu

      Përgjigju
      • Kavaja: 27/09/2023 19:27

        Hahaha. Ose nga vlore

    • Tresh: 27/09/2023 17:17

      Vllai vete vrau 1 djal nga Lezha dhe e hodhi trupin ne det ne Malaga te Spanjes,sipas hetimeve nuk te falin jo!

      Përgjigju
    • bujku: 27/09/2023 15:51

      Te dashur fshatare, krimi nuk ben pagesa afatgjata, keshtu qe shkoni punoni ne pune te ndershme dhe do te fleni rehat naten dhe do gezoni me familjen e femijet ne vend qe te shkoni ne ferr ne moshe te re. Ky fshatari e beri zgjedhjen dhe iku per lesh ashtu si gjithe te tjeret para tij qe jane marre me droge. Sa kena pa si puna ketij ne lagje qe nga 1990 nuk mbahen mend me!

      Përgjigju
    • Dauti: 27/09/2023 06:08

      Do jete i njejti grup zjarri kane mbaru pune ne mirdite dhe kane ardh der n sukth kada kadale....kush do i gjeje policia jone,qe me i hy nji gisht m bythe s di me e qit ma

      Përgjigju
    • Ate llafshen: 27/09/2023 01:38

      Ate llafshen keni per te na ngren sic na i keni ngren deri me sot. Po nuk e dini llafshen ca esht pyetni motrat edhe grat se e din ato edhe ju a shpjegojn

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

    VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU