'Hajde se na vranë!' 'Pusia' për hajdutin që vidhte misra përfundon në tragjedi, vdes një nga dy vëllezërit

Një 65-vjeçar i quajtur Fiqiri Çalliku është vrarë në Xhafzotaj të Shijakut në orët e vona të ditës së mërkurë.

Policia bën me dije se viktima ka qenë së bashku me vëllain e tij Fadil Çalliku 63 vjeç, në pronën e tyre, kur janë konfliktuar me një tjetër person, i cili ka shkuar t'u vjedhë misrin. 

Më konkretisht mësohet se vëllezërit kishin organizuar një pusi për hajdutin, i cili një javë më parë kishte bërë të njëjtën gjë, duke shkuar dhe vjedhur misrin. Për këtë arsye 65-vjeçari ka qëndruar roje dhe në momentin që ka parë hajdutin është përleshur me të.

Arra me misra e familjes Çalliku

I shqetësuar për vonesën e Fiqiriut, në vendin e ngjarjes, në arë, ka shkuar i vëllai i tij. Fadili. Ky i fundit është ndeshur me situatën dhe për pasojë ka mbetur i plagosur pas përleshjes me hajdutin. Gjithsesi ai ka mundur të marrë nipin në telefon, të birin e Fiqiriut dhe i ka thënë: 'hajde se na vranë'.

Viktima Fiqiri Çalliku

 

Nipi më tej ka lajmëruar policinë, e cila ka bërë disa shoqërime dhe është ende në kërkim të autorit.

Ndërkohë pas mbërritjes së djalit, Fiqiriu është tentuar të dërgohet në spital, por më pas ka ndërruar jetë në duart e mjekësve.

Orët e vona të së mërkurës dhe mëngjesi i së martës kanë qenë trishtuese për vendin, pasi tre persona janë vrarë. Dy viktima janë shënuar në Elbasan në harkun e 12 orëve, ndërsa tani i është shtuar edhe ngjarja në Durrës.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 31/07/2020 00:17

    Zoteria do ishte mire te lajmeronte policine ne fillim,pastaj nipcen.Shqiptaret Akoma I zgjidhin problemet familjarce.N.q.s policia do vinte e para ,I plagosuri mund te kishte me shume shans te mbijetonte dhe vrasesi te kapej,gjithashtu gjynah qe fermeret tane nuk mbajne qen roje,mund te kishte evituar humbjen e jetes.Fermeret duhet te mesohen qe nuk duhet patjeter te jesh bari qe te mbash qen roje.

    Përgjigju
  • Babloku: 30/07/2020 10:28

    O emigrant e Kane vrare tu rujt misrin, nuk hun PS, hap syt o toc se ke ngaterru faqe.

    Përgjigju
  • Cubi: 30/07/2020 10:27

    Kesaj i thon me shku per lesh. Punon njeriu i shkret dhe se gezon. Ku po shkon o derr mileti????????????????? Ju dhasht zoti gajret. Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Emigranti: 30/07/2020 09:05

    Ps tenton kapjen e shqiperise si ne monizem

    Përgjigju
    • Sa kot: 30/07/2020 18:39

      o emigrant o rrot kari, cfare lidhje ka PS ne kete mes?? Ik or pa buks, apo je i paguar nga ata bythqimat e pd-se dhe e shet bythen per nje paçe. Ske piken e llogjikes . Je I share po shave pas komentit qe te lash, vete e kerkove pergjigjen, ik e mbush barkun me buke tani.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mirela Kumbaro për 'Radio Evropa e Lirë': Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat

Mirela Kumbaro për 'Radio Evropa e Lirë': Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat