Vritet agjenti kosovar në Siri?
Reagon AKI: Lajm i pavërtetë

Vritet agjenti kosovar në Siri?<br />Reagon AKI: Lajm i pavërtetë
Asnjë agjent nga Kosova nuk është vrarë në Siri. Ky është reagimi i  Agjensisë kosovare për Inteligjencë (AKI), pas lajmit në mediat e Kosovës se një agjent i infiltruar mes xhihadistëve ishte vrarë në Siri.

“ Lajmi që është dhënë për këtë çështje, nuk është i vërtetë. Sigurojmë qytetarët e Republikës së Kosovës se AKI kryen detyrat dhe përgjegjësitë që i ka të përcaktuara në mënyrë mjaft profesionale dhe ka kapacitete të mjaftueshme për tu përballur me sukses më të gjitha sfidat që mund të paraqiten gjatë përmbushjes së mandatit kushtetues dhe ligjor”, thuhet në njoftim.

Sipas AKI-së, publikimi i lajmeve të tilla të ndjeshme dhe të pa vërteta dëmton rëndë edhe interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës.
 
Mes xhihadistëve në Siri dhe Irak ka dhe shumë kosovarë që janë bashkuar, ndërsa qeveria kosovare ka ashpërrsuar ligjet për ata që luftojnë jashtë vendit. Disa ditë më para rreth 40 persona janë arrestuar në gjithë territorin eKosovës, me akuzën e terrorizmit.  


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje