Vritet agjenti kosovar në Siri, donte
të zbulonte mënyrën e rekrutimit

Vritet agjenti kosovar në Siri, donte<br />të zbulonte mënyrën e rekrutimit
Një bashkëpunëtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës është dekonspiruar dhe ekzekutuar në Siri. Ai është vrarë në fillim të këtij viti, pak kohë pas dërgimit nga AKI-ja në cilësi të spiunit, ka mësuar “Koha Ditore”.

Viktima ka qenë i infiltruar brenda grupeve xhihadiste shqiptare, pjesë e organizatave terroriste.

Burime të ndryshme, përfshirë ato në Agjencinë Kosovare në Inteligjencës, kanë bërë të ditur se ky agjent i rekrutuar pas përfshirjes së kosovarëve në luftën e Sirisë është ekzekutuar nga afërsia. Këto burime kanë shprehur dyshimin se ai është dekonspiruar dhe është ekzekutuar. Burime nga Agjencia kanë thënë se ai nuk është trajtuar mirë duke u lënë pa ndihmë dhe pa udhëzime të nevojshme.

Zyrtarët shtetërorë kanë heshtur për këtë. Kreu i AKI-së, Bashkim Smakaj, nuk u është përgjigjur pyetjeve të “Kohës Ditore”. Ai nuk ka sqaruar se në çfarë rrethanash është vrarë ky agjent.

Marrë nga “Koha Ditore”

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje