KOPENHAGEN - Atentatori i dyshuar për sulmet e Kopenhagenit u vra gjatë shkëmbimit të armatosur me policinë pranë një stacioni në Norrebro, një lagje në kryeqytetin e Danimarkës. Mes mbrëmjes së të shtunës dhe mëngjesit të së dielës në Kopenhagen u shënuan dy sulme të njëpasnjëshme ku u vranë dy persona dhe 5 të tjerë mbetën të plagosur. Një nga personat e vrarë ishte roja me besim fetar hebre që qëndronte pranë sinagogës së qytetit, ndërsa mes të plagosurve janë dhe agjentë policie.