Vritet ‘bukuroshja e Kievit’ nga bombardimet ruse, e dashura e deputetit ukrainas që ndihmonte gazetarët me dokumentimin e luftës

Vritet ‘bukuroshja e Kievit’ nga bombardimet ruse, e dashura e deputetit ukrainas që ndihmonte gazetarët me dokumentimin e luftës

Deputeti më i ri i Ukrainës ka folur për situatën e vështirë që po kalon, pasi e dashura e tij “bukuroshja e Kievit”, siç njihet ajo u vra nga ushtria ruse.

Sviatoslav Yurash, 26 vjeç, i pikëlluar, thotë se Alexandra Kuvshynova, 25 vjeç, me të cilën kanë qenë së bashku për më shumë se 10 vjet, u vra teksa po ndihmonte gazetarët të dokumentonin pjesë nga lufta në Ukrainë, gjatë ditës së hënë.

Producentja ukrainase Alexandra dhe kameramani i Fox News, Pierre Zakrzeësk thuhet se u vranë nga bombardimet ruse në periferi të kryeqytetit ukrainas, Kiev.

 “Ajo ishte plot jetë dhe ëndrra. I pëlqente të organizonte festivale muzikore dhe të shkruante poezi.”, tha ai.

Sviatoslav e takoi Aleksandrën në një kamp të gjuhës angleze kur ajo ishte 14 vjeç dhe ai 15.


Lajmi kryesor:

Kremlini: Përdorimi i armëve bërthamore, vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e Rusisë! SHBA: Të enjten sanksione të reja! Zelensky flet në parlamentin italian: Mariupoli, si të imagjinoni Xhenovën të shkatërruar


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit