Vritet drejtoresha e burgut më të madh në Ekuador

Vritet drejtoresha e burgut më të madh në Ekuador

Drejtoresha e burgut më të madh të Ekuadorit në Guayaquil, një qendër paraburgimi që shpesh bëhet skena e kryengritjeve të përgjakshme të të burgosurve, u vra të enjten, tha shërbimi i vuajtjes së dënimit të vendit të Amerikës Latine, (SNAI).

“Drejtorja e Qendrës së Paraburgimit Nr. 1 të Guyanezit, Maria Daniela Icasa Resabala, vdiq pasi u sulmua nga njerëz të armatosur në rrugë”, tha agjencia e saj, duke shtuar se zyrtarja ndërroi jetë në spital.

Ngjarja ndodhi në rrugën për në Daule, (12 shtator) në një kohë me fluks të madh trafiku në rrugën në veri të Guayaquil, shkruan Eluniverso.

Icaza Resabala po udhëtonte me një makinë të kuqe kur u qëllua. Ajo udhëtonte me një punonjës shërbimi, i cili mbeti i plagosur.

Policia e Zonës konfirmoi vrasjen e zyrtares. “Duke pasur parasysh vrasjen e drejtoreshës së burgut María Icaza, personeli ynë i policisë tashmë është në vendngjarje duke nisur hetimet që do të lejojnë gjetjen e personave përgjegjës”, tha ai.

Burgu Nr. 1 i Guayas është dëmtuar shpesh nga konfliktet e bandave dhe trazirat e përgjakshme vitet e fundit. Në total, mbi 460 të burgosur janë vrarë brenda burgjeve ekuadoriane që nga viti 2021.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:41
FOTOT/ Vrasja e drejtoreshës në Ekuador, Resbala drejtonte burgun me 12 mijë të dënuar! ‘Sicario’ për ta hequr qafe, urdhri dyshohet se u dha nga brenda

Momenti pas atentatit, trupi i drejtoreshës në sedilen e bashkë-pilotit në makinë

Ekuador- Vrasësit i dhanë fund jetës së María Daniela Icaza Resabala, e cila ishte drejtoresha përgjegjëse e burgut Guayaquil Litoral, në Ekuador.

Kjo ngjarje ka ndodhur në orën 18:00 të së enjtes në Ekuador, (rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, 13 Shtator me orën europiane), në hyrje të Pascuales, pranë burgut.

Vrasja e zyrtares ndodhi kur ajo po lëvizte me një makinë “Chevrolet”, vishnjë, në rrugën për në Daule, kur iu afruan “Sicario”-t për ta vrarë (vrasës me pagesë). Icaza kryesoi Qendrën e Rehabilitimit Social të Meshkujve Nr. 1, kurse motivet dhe autorët mbeten ende të panjohur.

Drejtoresha e IEVP-së Litoral udhëtonte në makinë si bashkë-pilot, kur persona të panjohur e qëlluan disa herë mbi të. Policia Kombëtare përmes rrjeteve të saj sociale ka konfirmuar vdekjen e Icazës pas sulmit të armatosur (në foto momenti i vrasjes).

Maria Icasa Resabala, drejtoresha e vrarë

Pas ngjarjes, Policia njoftoi se po kryhej operacioni për gjetjen e autorëve të vrasjes së zyrtarit.

“Personeli ynë i policisë tashmë është në vendngjarje duke nisur hetimet që do të lejojnë gjetjen e personave përgjegjës”, thuhet në një publikim nga enti.

Pas orës 19:25, Shërbimi Kombëtar i Kujdesit Gjithëpërfshirës ndaj të rriturve të privuar nga liria dhe adoleshentëve kundërvajtës (SNAI), rikonfirmoi vrasjen e Drejtores së IEVP-së.

“Me keqardhje dhe pikëllim të thellë, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për vdekjen e María Daniela Icaza Resabala”, thuhet në një ngushëllim.

Në të tregohet se ajo ka përmbushur funksionet e drejtoreshës në krye të CPL Guayas Masculino Nr. 1. Kujtojmë se në këtë institucion të izolimit dhe vuajtjes së dënimit ka edhe shqiptarë, anëtarë të karteleve të ndryshme.

Burgu i Guayaquil dhe bezha e drejtoreshës së vrarë

Vetëm më 3 Shtator pati një tjetër precedent, teksa në rrethana të ngjashme u ekzekutua Álex Guevara, drejtori i burgut Lago Agrio, në provincën amazonike të Sucumbíos. Pista kryesore për atentatin mbetet lufta e brendshme mes klaneve kriminale të burgut më të madh.

Resabala drejtonte një burg me 12 mijë persona të arrestuar dhe dënuar, nga të cilët 6 mijë ishin për krime të rënda. Nga viti 2021 dhe deri në 2023 aty janë regjistruar dhjetëra vrasje mes klaneve kriminale në konflikte për të kontrolluar territorin e brendshëm të burgut dhe drejtuar aktivitete të paligjshme.

Shpesh policisë i është dashur të ndërhyjë për të vendosur rregull. Sipas statistikave, tre vitet e fundit janë regjistruar dhjetëra të vrarë në vit. Kurse statistikat e vendit flasin për rreth 47 të vrarë për 100 mijë banorë. Precedentët e atentateve ndaj drejtorëve të burgjeve kanë qenë në rritje.

Policia ekuadoriane në vendngjarje pas atentatit
M.Q./A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut (VIDEO)

SHBA/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut (VIDEO)