RUSI - Gazetari i një televizioni rus është qëlluar për vdekje në Kaukazin e veriut. 26-vjeçari Kazbek Gekkiyev ishte folës lajmesh në një televizion lokal shtetëror në republikën e Kabardino-Balkaria.

Sulmet ndaj gazetarëve janë bërë të shpeshta në Rusi ndërsa Kaukazi i Veriut konsiderohet një ndër rajonet më të dhunshme.

Gazetari u qëllua ndërsa kthehej në shtëpi pasi drejtoi një program të mbrëmjes. Agresorët mësohet të kenë qenë dy persona të cilët e kanë pyetur në fillim për emrin dhe profesionin dhe më pas e kanë qëlluar.

Të enjten në mëngjes, zëvendësministri i Transporteve në të njëjtin rajon u plagos pas sulmit me bombë. Vladislav Dyadshenko u dërgua në spital pas shpërthimit që ndodhi pranë automjetit me të cilin lëvizte në Nalchik.

(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)