Përgjaket fushata e zgjedhjeve vendore në Kosovë, dy politikanë të PDK-së vrasin me armë njëri-tjetrin! Sherri nisi në një lokal

PEJË- Në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor, dy politikanë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë vrarë me armë zjarrin njëri-tjetrin. Përkatësisht viktima kanë mbetur, Astrit Ademaj, i cili ishte kandidat për kryetar në Pejë dhe Blerand Kadrijaj, ish-kandidati për kryetar i Deçanit në vitin 2017, po nga partia e PDK-së.

Dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe fillimisht janë konfliktuar fizikisht, më pas ky konflikt ka agravuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit, ku Ademaj dhe Kadrijaj kanë qëlluar me armë drejt njëri-tjetrit. Ndërsa i plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt, Avni Ademaj, i cili është arrestuar nga Policia. 

Policia ka sekuestruar dy armët e gjetura në vendngjarje. Sipas Zëdhënësit të Policisë, Driton Rugova, dy viktimat kanë mbërritur pa shenja jete në Spitalin e Pejës.

“Rreth orës 20:20 minuta policia është informuar se në afërsi të shkollës Ekonomike në Pejë ka të shtëna me armë zjarri. Me të marrë informacionin policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është kuptuar se nga këto të shtëna tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë dhe gjithnjë sipas ekipit mjekësor, kanë konstatuar vdekjen e dy viktimave. Në vendin e ngjarjes janë njësitë relevante të policisë së Kosovës gjithashtu edhe Prokuroria e shtetit”, tha Rugova.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 në afërsi të shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, por grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

1631181255_1.jpg

Blerand Kadrijaj dhe Astrit Ademaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 02:21
Pejë/ Zbardhen shkaqet e konfliktit të dy politikanëve që humbën jetën, Muhaxheri: Ka qenë konflikt pak më i hershëm

Peje-113.jpg" style="height:520px; ëidth:780px" />Në një deklaratë për media kryetari i komunës Gazmend Muhaxheri ka folur rreth ngjarjes së përgjakshme në qytetin e Pejës. Muhaxheri shprehet se ka patur kontakt të vazhduar me njërin prej viktimave, Astrit Ademjn duke përfshirë edhe  ditën e sotme.

Në deklaratë Muhxheri thotë:

“Prej fjalëve të para është një konflikt i çastit që ka ndodh në mes të Astritit dhe tash të dy viktimave dhe ka rezultuar me shkrepje zjarri”, thotë Muhaxheri.

A dinte Muhaxheri për ndonjë konflikt në mes të Ademajt e Kadrijajt?

“Nuk kam ditë. Astritin e kam takuar sot ditën, ka qenë i prokupuar me aktivitetin e tij politik. Nuk ka pasur asnjë shenjë që ka pasur konflikt me dikë”, tha Muhaxheri për median. 

“(Me Astritin) (Zakonisht jemi takuar çdo ditë para një lokali që është afër Komunës, ku ai rri me shokë. Blerandin veç e njoh nuk e kam takuar a me Astritin jam takuar shpesh. Vëllain e tij e kam si shok”, shpjegoi ai.

“Është rast tepër tragjik”, shprehet Muhaxheri duke u shprehur ngushëllime të afërmeve të viktimave.

“Unë i pyeta edhe shokët por po get ka qenë konflikt pak më i hershëm ose i momentit që ka ndodh në mes të këtyre dyve sot”, përfundon ai.

Ora 01:25
Ngjarja e përgjakshme në Pejë, reagon Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani: Ngushëllime familjarëve! Ftoj organet e rendit për zbardhje të rastit

 Ngjarja tragjikë e mbrëmjes së mërkurës ku u dy politikanë vrasin me armë njëri-tjetrin ka tronditur Kosovën. Presidetja Osmani nëpërmjet një mesazhi ka shprehur ngushëllimet e saj tek familjarët e viktimave si dhe ka kërkuar zbardhjen e situatës.

‘Me trishtim e mora lajmin për ngjarjen e sontme tragjike në Pejë, në të cilën humbi jetën një kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës dhe ish-kandidat për kryetar të Deçanit. Ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe PDK–së! Të lënduarit, i dëshiroj shërim të shpejtë! Ftoj organet e rendit për zbardhje të rastit të kësaj vrasje të dyfishtë!”, thuhet në mesazhin e Presidentes Osmani

Ora 23:17
Dy politikanët e PDK-së mbetën të vrarë, Kurti: Autoritet të zbardhin ngjarjen

Kreministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllimet për familjarët dhe miqtë e dy politikanëve të LDK-së, të cilët vranë me armë zjarri njëri-tjetrin. Kurti iu bën thirrje autoriteteve të vendit që të zbardhin këtë ngjarje të rëndë.

"Sonte u tronditëm nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Pejës. Sipas konfirmimit zyrtar të Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vrarë dy qytetarë të vendit tonë, kandidati për kryetar të komunës së Pejës, A. A., dhe, ish kandidati për kryetar të Deçanit, B. K., të dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, miqve dhe bashkëpunëtorëve nga Partia Demokratike e Kosovës. Në këto momente të vështira bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre për këtë humbje kaq tragjike. Ftoj organet e rendit që me seriozitetin më të lartë, sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vrasje të dyfishtë", shkruan Kurti.

Ora 23:07
PDK u shpreh ngushëllimet familjarëve: Të tronditur nga vrasja e dy politikanëve tanë

Pas vrasjes tragjike të dy politikanëve në Pejë ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike të Kosovës. Duke e cilësuar si një ngjarje tronditëse, PDK iu shpreh ngushëllimet familjarëve të Astrit Ademajt, kandidatit për kryetar në Pejë, dhe familjarëve të Blerand Kadrijajt, ish-kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit.

"Partia Demokratike e Kosovës është e tronditur nga lajmi tragjik për vrasjen e dyfishtë në Pejë, të kandidatit tonë për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijajt, ish-kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit më 2017. Ju shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të tyre. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre e lutemi që të gjejnë forcën që të përballin humbjen e rëndë", shkruan PDK.

Ora 22:34
Vrasja e politikanëve të PDK-së, reagon kryetari i Komunës së Pejës: Ngjarje tragjike

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar pas vrasjes së rëndë që ndodhi në Kosovë. Përmes një postimi në 'Facebook', ai shkruan se kjo ngjarje ka tronditur qytetarët e Pejës.

"Tepër i tronditur me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur minuta më parë në Pejë. Në këtë rast tepër të rëndë, u vra edhe kandidati për Kryetar të Komunës së Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e të vrarëve. Qytetarët e Pejës janë tepër të tronditur nga kjo ngjarje tragjike", shkruan Muhaxheri.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pyetje: 09/09/2021 08:01

    Si shpjegohet qe ne nje vend ku ka shtet, civilet jane te pajisur me arme? Aq me teper politikane...

    Përgjigju
  • Edi: 09/09/2021 06:16

    Albin ça ke mbjedhe do korresh. Ske lene seance pa hedh bomba ne parlament. Kta jane shenja ku po shkon Kosova.

    Përgjigju
  • Shkodran: 08/09/2021 21:46

    Hallall qumshti i nanës shqipe!! Keni vdek si burrat me gishtin në kambëz dhe mendjen tek përparimi i Kosovës!! Bravo u koft!!

    Përgjigju
  • Trankop Kacija: 08/09/2021 21:03

    Nuk eshte humbje per Kosoven hiq vdekja e tyre. Bile mire kishte me qene de paku ka 30 te tille ne muaj se paku te eliminohen.

    Përgjigju
  • Andarti shqipfoles: 08/09/2021 20:55

    Si te veproj... Nje mendje me thote t'a shfrytezoj lajmin me komente qe nxisin pesimizmin dhe qe sulmojn ndergjegjen kombetare, per shembull: "Keta jemi ne! Ky eshte kombi shqiptar!". Ose ndonje koment qe nxit percarje Shqiperi-Kosove: "Kosovaret jane kafshe... s'marrin vesh nga koncepti i shtetit!". Ose nje qasje teresisht ndryshe, me komente miqesor dhe ngushellues, ne menyre qe te fitoj besimin e lexusit dhe te godas ne te tjera raste (t'a shfrytezoj besimin e fituar per propagand antivaksine ose per thirrje per protesta kur te rritet tensioni politik ne vend). Ende nuk kam vendosur...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja