Ekuador-Kryebashkiaku i Arenillas, Eber Ponce Rosero, vdiq pasi u qëllua me pesë plumba teksa po lëvizte me makinë me djalin e tij të mitur drejt juglindjes së Ekuadorit. Ishte Shoqata e Komunave të Ekuadorit (AME) ata që njoftuan nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale një ditë më parë (12 janar).
“Me pikëllim njoftojmë vdekjen e kryetarit tonë të dashur të Arenillas,” njoftoi AME, duke shpjeguar se ngjarja ndodhi pas orës 16:30 (koha lokale) kur kryebashkiaku 45-vjeçar u sulmua nga një burrë, identiteti i të cilit ende nuk dihet.
Sipas asaj që raportoi gazeta ekuadoriane “El Comercio”, nuk është e qartë nëse kryebashkiaku ishte kërcënuar më herët.
Ndërkohë Policia e Ekuadorit përmes një komunikate tha se “ngjarja e dhunshme” e regjistruar në Arenillas “rezultoi me tre plagë me armë zjarri, I plagosuri u transferua në një qendër mjekësore, ku fatkeqësisht u konfirmua vdekja e kryebashkiakut. Djali i tij i mitur u plagos por pa rrezik për jetën”.
Në Ekuador, shtet i Amerikës Latine, vrasjet e politikanëve janë një dukuri e zakonshme.
Ekuadori prej kohësh po përjeton epokën e tij më të përgjakshme për shkak të trafikut të drogës dhe bandave lokale të cilët janë në luftë oër kontrollimin e rrugëve, burgjeve dhe rrugëve të drogës.
Në gusht të 2023 u ekzekutua kandidati për president të Ekuadorit, Fernando Villavicencio. Ekzekutim i cili solli një zinxhirë vrasjesh në rasdhët e politikanëve ekuadorianë.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73%
-
Pak
20.3%
-
Nuk kam mendim
6.7%
Vota total: 585
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Vrau bashkatdhetarin me plumbë në zemër pas sherrit në lokal, dënohet me 20 vite burg Mikea Zaka
20 Mars, 17:20
-
Në ‘top listën’ e më të kërkuarve në Itali prej 1999, kapen dy kushërinjtë e dënuar për vrasje! Fshiheshin në Dibër me identitet të rremë
15 Mars, 09:57
-
Zbulohet si hyri në 2011 në Ekuador Dritan Rexhepi dhe aleanca me mafien italine
6 Mars, 08:55
-
Vrasja e 24-vjeçares/ Dy palestinezët kishin aplikuar për azil në Gjermani, po punohet për lokalizimin e 49-vjeçarit
3 Mars, 17:29
-
Gjermani/ Atentati për hakmarrje ndaj familjarëve të vrasësit kurd para gjykatës, dorëzohet vëllai i boksierit Besar Nimani (EMRI)
28 Shkurt, 11:37
-
Misteri i vrasjes së 24-vjeçares, palestinezi dyshime se erdhi qëllimisht në Tiranë për ta vrarë gruan! PAMJET kur zbresin të qetë në Rinas
28 Shkurt, 10:32
-
Francë/ Po nisej për në punë, 40-vjeçari shqiptar vritet më breshëri plumbash përballë shtëpisë në sy të gruas së tij (EMRI)
27 Shkurt, 18:22
-
Palestinezi vret gruan e arratiset nga Shqipëria, trupi i së resë u gjet pas disa ditësh brenda banesës që kishin marrë me qira në Tiranë! Çifti kishte 25 vite diferencë (DETAJET)
27 Shkurt, 14:09
-
Gjermani/ Atentati para Gjykatës së Bielfield, të plagosur babai dhe vëllai i vrasësit të boksierit shqiptar Besar Nimani! Kapet një nga autorët (VIDEO)
27 Shkurt, 08:28
-
Kosovë/ Po planifikonin vrasjen e dy personave, arrestohen 5 të dyshuar në Pejë! Zbulohet dhe arsenal armatimi
22 Shkurt, 22:48
-
Sri Lanka/ Ekzekutohet brenda në gjykatë kreu i bandës famëkeqe kriminale, autori u maskua si avokat (VIDEO)
21 Shkurt, 11:07
-
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin/ Më 26 shkurt nis gjyqi ndaj portugezit Saraiva
20 Shkurt, 09:16