Lojtari i Kombëtares së Hondurasit, Arnold Peralta është vrarë me armë zjarri në bregdetin e Karaibeve në një qendër tregtare.
Akoma nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me vrasjen. 26-vjeçari ishte grumbulluar me kombëtaren në një ndeshje miqësore që Hondurasi do të luajë javën e ardhshme ndaj Kubës.
Arnold Peralta përfaqësoi Hondurasin në Lojërat Olimpike të 2012 në Londër, por nuk mori pjesë në Kampionatin Botëror të Brazilit në 2014.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Hondurasit, Osman Madrid dhe autoritetet më të lartë të vendit e cilësuan vrasjen tragjike dhe kanë kërkuar nisjen e hetimeve dhe vendosjen e autorëve para drejtësisë.

d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO