Një 55 vjeçar, ish ushtar i UÇK-së mbeti viktimë e të shtënave me armë zjarri poshtë banesës së tij në Dijon të Francës.
Prokurori francez, Olivier Caracotch tha se 55 vjeçari ishte viktimë e rastësishme pasi shkëmbimi i zjarrit
Ka qenë ora 00:30 minuta e 26 nëntorit kur personat kanë qëlluar nga një makinë drejt ndërtesave. Një plumb kapi një 55 vjeçar teksa po qëndronte në shtëpi’ tha prokurori i Dijon
Viktima u deklarua i vdekur në orën 00:50 minuta në banesën e tij në katin e parë, ku jetonte me bashkëshorten dhe vajzën e tij bëri të ditur një burim policor.
Ngjarja u shënua në distriktin e Stalingradit dhe dy persona janë në kërkim, shkruan gazeta franceze “Le Figaro”
“I vetmi faj i 55 vjeçarit ishte fakti që jetonte në lagjen ku ndodhi shkëmbimi I zjarrit” bëri të ditur prokurori në një konferencë për median
Babi, mami dhe unë u zgjuam nga të shtënat të cilat më u ndalën. Më pas filluan sërish. Kur shkuam të shihnim babain i cili po flinte në krevatin e tij kishte vdekur’ tha vajza 23 vjeçare për AFP.
Familja kosovare jetonte prej 14 vitesh në Francë dhe në banesë ishte dhe vëllai I saj.
“Një shkëmbim zjarri u shënua në këtë lagje edhe disa vite më parë dhe shenjat e plumbave janë ende atje, thotë 23 vjeçarja duke besuar se ngjarja ishte “me siguri një shlyerje hesapesh”. “Do të doja që Franca të mbronte më mirë banorët e saj, dua të largohem nga Dijon”, tha ajo e tronditur dhe e përlotur.
Media franceze nuk bën të ditur emrin e viktimës por mediat kosovare dhe postimi në rrjete sociale mësohet se viktima është Veli Sadiku, nga fshati Rashan i Mitrovicës, i cili gjatë luftës ishte ushtar i Ushtrië Çlirimtare të Kosovës.
(Postimi ne facebook)