Vritet në Ukrainë gazetari amerikan, fitues i çmimit Pulitzer

Vritet në Ukrainë gazetari amerikan, fitues i çmimit Pulitzer

Vritet gazetari i New York Times, Brent Renaud. Ai është fitues i çmimit 'Pulitzer' në gazetari.

"Korrespondenti 51-vjeçar i New York Times u vra sot në Irpin. Një tjetër reporter u plagos. Ata po përpiqen t'i nxjerrin nga zona e luftimeve.", shkruan La Republica.

Lajmi është dhënë fillimisht nga drejtuesi i policisë së rajonit të Kievit, 

“Pushtuesit vrasin në mënyrë cinike edhe gazetarë të mediave ndërkombëtare që po përpiqen të tregojnë të vërtetën për mizoritë e trupave ruse në Ukrainë. Sot është qëlluar për vdekje në Irpin një korrespondent 51-vjeçar i medias me famë botërore New York Times. Një tjetër gazetar mbeti i plagosur. Aktualisht po tentojnë ta nxjerrin viktimën nga zona e luftimit”, ka shkruar Nebitov në Facebook.

Ai ka publikuar edhe një letërnjoftim dhe pasaportë gazetareske editoriale, sipas së cilës kjo video është një gazetar, shtetasi amerikan Brent Renaud (Brent Renaud).


Lajmi kryesor:

Rusia godet bazën ushtarake në kufirin polak, 35 të vdekur! Shpresë për progres në negociatat Moskë-Kiev më 14-15 mars! Burimet amerikane: Rusia i kërkon Kinës ndihmë ushtarake


Ora 13:54
Vritet në Ukrainë gazetari i New York Times
  • K.T./Shqiptarja.com
    • Sondazhi i ditës:

      Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



    ×

    Lajmi i fundit

    Masakra në Britani/ 2 fëmijë viktima nga sulmi me thikë, 9 të plagosur! Policia prangos autorin, nuk ka ende një motiv të qartë

    Masakra në Britani/ 2 fëmijë viktima nga sulmi me thikë, 9 të plagosur! Policia prangos autorin, nuk ka ende një motiv të qartë