Vritet nga burri me 15 plumba nëna e këshilltares së Haradinajt, e bija: Pusho e qetë mami jem! Politika dënon krimin

Vritet nga burri me 15 plumba nëna e këshilltares së Haradinajt, e bija: Pusho e qetë mami jem! Politika dënon krimin

Një vrasje ka tronditur qytetin e Prizrenit ditën e djeshme, ku një burrë 61-vjeçar Bajram Veliaj, ka vrarë bashkëshorten e tij 48-vjeçare, Armenda Veliaj. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pak kohë para mesnatës në rrugën 'Hysni Morina'.  Ndërkohë  për këtë ngjarje ende nuk bëhen të ditura motivet por po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Sipas mediave kosovare, viktima është nëna e këshilltares së kryeministrit të dorëhequr të Kosovës, Ramush Haradinaj, Djellza Hoti. Çifti kishte ardhur me pushime nga Zvicra në Kosovë dhe do të qëndronin disa javë. Vajza e viktimës mban edhe postin e nënkryetares së AAK-së.

Policia dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm, ndërsa autori është ndaluar për 48 orë , ndërsa,  pritet që në Gjykatë të dorëzohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Kjo ngjarje e rëndë ka sjellë reagime të forta edhe nga politika në Kosovë. Fillimisht ka qenë vajza e saj, Djellza Hoti që ka shkruar një dedikim lamtumire të ndjerë për nënën e saj.

Pusho e qetë në paqe mami jem, engjëlli jem”, ka shkruar vajza e të ndjerës. Mësohet se viktima ishte martuar disa vite më parë me 61-vjeçarin dhe nuk kishin fëmijë, ndërsa ka dy vajza nga martesa e parë.

Për krimin ka reaguar edhe kryeministri ende në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj: “Thellë i prekur nga vdekja tragjike e Armenda Aliut, mikes sonë dhe nënës së koleges nga kabineti Diellza Hoti. Ngushëllime familjes dhe miqve. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës! RH”. shkruan Haradinaj.

Një reagim të fortë ka bërë edhe Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. Çitaku tha se nuk është koha për tronditje e për të bashkëndjerë dhimbje, por është koha për revoltë.

Gratë po vriten me një lehtësi të padurueshme. Dhunë e vrasje ndaj grave ka kudo. Ajo që bën dallimin është mënyra se si reagon shoqëria dhe institucionet”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Po ashtu një reagim ka bërë edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila. Kusari-Lila theksoi se për një vit vrasjet e grave në familjet e tyre janë rritur për 50 përqind në Kosovë.

Nga 4 gra të vrara në familje në 2017, 6 gra u vranë në vitin 2018. Me vrasje ka filluar edhe viti 2019, kur menjëherë pas mesnate me 1 Janar u vra viktima e parë nga burri i saj në Gjilan. Familja, streha më e sigurt për secilin njeri, po gllabëron jetë grash në Kosovë.” tha Kusari Lila.

Ajo shtoi se vrasja e mbrëmshme në Prizren e Armenda Velijajt, tregon se problemi është më i thellë se reagimi i momentit.

Vrasja e fundit mbrëmë në Prizren e Armenda Velijajt nga bashkëshorti i saj me të cilin jetonte në Zvicër, tregon se problemi është më i thellë në shoqërinë tonë se sa vetëm reagimi i momentit. Jeta e Armendës u shua parakohe nga 15 plumba, fakt që e tregon se dhuna dhe nxitja e saj ndaj grave ka rrënjë më të thella në shoqërinë tonë."

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht