Askyar Laishev, një ish anëtar i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) është vrarë nga forcat ukrainase.
Ish –zyrtari ukrainas punonte për SBU-në përpara se të bashkohej me forcat pro-ruse për t’u bërë kreu i inteligjencës në Republikën Popullore të Luhanskut, që njihet si e pavarur tashmë nga Moska në 2014.
Anëtarët e Rezistencës Kombëtare të Ukrainës në Donbasin e shkatërruar nga lufta, në Ukrainën lindore ekzekutuan ish-zyrtarin duke bombarduar makinën e tij ndërsa ai po kalonte nëpër qytet më 11 gusht.
Pamjet e rënda të atentatit janë publikuar në rrjet dhe tregojnë momentin dramatik kur zyrtari “kukull” i Rusisë goditet pas aktit të tij të tradhtisë, nga forcat e rezistencës.
“Theksojmë edhe një herë se kolaboracionizmi është i dëmshëm për shëndetin tuaj, ndaj çdo tradhtar ka shpresa të kota se nuk do t’i vijë hakmarrja”, tha Rezistenca Kombëtare në një deklaratë për ngjarjen.
Video tregon se makina e Laishev shpërthen në rrugën Shevchenko, Staroblisk në Luhanskun e kontrolluar nga Rusia, e cila ra nën kontrollin rus në fillim të korrikut.
Kjo pason vrasjen e ngjashme të zyrtarit të Putinit, Ivan Sushko në Zaporizhzhia këtë javë./DailyMail.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Të hënën inspektorët e OKB do të vizitojnë termocentralin e Zaporizhzhias! Zelensky: Rreziku për një katastrofë bërthamore është i madh









