Lufta/ Të hënën inspektorët e OKB do të vizitojnë termocentralin e Zaporizhzhias! Zelensky: Rreziku për një katastrofë bërthamore është i madh

Tre anije të tjera të ngarkuara me drithëra ukrainase u larguan nga portet e rajonit të Odessa mëngjesin e së shtuës bën me dije Ministria turke e Mbrojtje. Një ditë më parë katër anije me grurë u larguan nga porti i Chornomorsk. Në total 45 anije janë larguar nga portet e rajonit të Odessa që kur u hoq bllokada.

Ndërkohë të hënën inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në OKB do të vizitojë termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias. Marrëveshja për këtë inspektim është arritur mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

Vizitën e inspektorëve në Zaporizhzhia e ka komentuar edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili thotë se ata duhet të vijnë sa më shpejt pasi rreziku për një katastrofë bërthamore është i madh. Ai tha se ushtria ukrainase vijon të luftojë çdo ditë për sigurinë e termocentralit bërthamor.

"Diplomatët ukrainas dhe partnerët tanë vazhdojnë të luftojnë çdo ditë për sigurinë e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia. Dua të falënderoj të gjithë ata që po mbështesin përgjigjen globale ndaj shantazhit bërthamor rus, si dhe të gjithë inxhinierët tanë bërthamorë, kompetenca profesionale e të cilëve është fjalë për fjalë: Duke shpëtuar Ukrainën dhe Evropën, duke iu kundërvënë efekteve të terrorit të krijuar nga rusët në termocentral. Rreziku i katastrofës bërthamore është një hap larg. Inspektorët duhet të mbërrijnë sa më shpejt në Zaporizhzhia”, tha Zelensky.

Që prej fillimit të ofensivës rreth 46,500 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë sipas ushtrisë së Kievit. Në përditësimin e saj për humbjet e deritanishme të Moskës, ushtria ukrainase tregon se janë rrëzuar gjithashtu 234 luftëtarë, 202 helikopterë dhe 836 dronë.  Ndërsa dhjetra sulme shënohen në Dinipro, luftime intensive bëhen në Dobass dhe Donetsk 5 ditët e fundit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:20
Vritet nga forca e Kievit ish-zyrtari ukrainas! Tradhtoi ukrainasit dhe u bashkua me rusët! Kishte punuar për Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (VIDEO)

Askyar Laishev, një ish anëtar i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) është vrarë nga forcat ukrainase.

Ish –zyrtari ukrainas punonte për SBU-në  përpara se të bashkohej me forcat pro-ruse për t’u bërë kreu i inteligjencës në Republikën Popullore të Luhanskut, që njihet si e pavarur tashmë nga Moska në 2014.

Anëtarët e Rezistencës Kombëtare të Ukrainës në Donbasin e shkatërruar nga lufta, në Ukrainën lindore ekzekutuan ish-zyrtarin duke bombarduar makinën e tij ndërsa ai po kalonte nëpër qytet më 11 gusht.

Pamjet e rënda të atentatit janë publikuar në rrjet dhe tregojnë momentin dramatik kur zyrtari “kukull” i Rusisë goditet pas aktit të tij të tradhtisë, nga forcat e rezistencës.

“Theksojmë edhe një herë se kolaboracionizmi është i dëmshëm për shëndetin tuaj, ndaj çdo tradhtar ka shpresa të kota se nuk do t’i vijë hakmarrja”, tha Rezistenca Kombëtare në një deklaratë për ngjarjen.

Video tregon se makina e Laishev shpërthen në rrugën Shevchenko, Staroblisk në Luhanskun e kontrolluar nga Rusia, e cila ra nën kontrollin rus në fillim të korrikut.

Kjo pason vrasjen e ngjashme të zyrtarit të Putinit, Ivan Sushko në Zaporizhzhia këtë javë./DailyMail.

Ora 15:15
Akuza Rusi-Ukrainë për granatimet në cetralin bërthamor pasi Moska bllokoi traktatin e OKB-së për shkak të Zaporizhias

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer akuza më 27 gusht për granatimet rreth centralit të okupuar ukrainas të Zaporizhias. Këto zhvillime vijnë një ditë pasi Rusia bllokoi miratimin e një deklarate kyçe nga Kombet e Bashkuar për këtë central bërthamor që është nën kontrollin rus.

Kompania shtetërore ukrainase për energji bërthamore, Energoatom, shkroi në Telegram se “infrastruktura në stacion është dëmtuar” nga granatimet ruse, duke shtuar se ka rrezik “të përhapjes së substancave radioaktive” si dhe zjarreve.

Gjatë 26 gushtit, Rusia bllokoi miratimin e një dokumenti final për rishikimin njëmujor të Traktatit të OKB-së kundër përhapjes së armëve bërthamore. Moska u ankua se në disa pjesë të dokumentit kishte gjuhë “të natyrës politike”.

Presidenti i konferencës, Gustavo Zlauvinen, nga Argjentina tha se konferenca “nuk ishte në pozicion të arrinte marrëveshje pasi Rusia kishte probleme me tekstin”. Në këtë draft-dokument është kritikuar marrja nën kontroll e centralit të Zaporizhias nga Rusia, pak ditë pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Zaporizhia është centrali më i madh bërthamor në Evropë dhe luftimet përreth ndërtesave bërthamore kanë rritur shqetësimet për ndonjë fatkeqësi të mundshme bërthamore.

SI.E./S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Juli: 27/08/2022 10:41

    Lajme beqirash, e bombardojne vete centralin dhe pastaj thone rrezik per katastrofe, ruset kane qe ne mars qe e kane centralin e s pati ndonje rrezik, pse tani na u shfaq rreziku? Apo nuk dine si te bejne lajm se njerezit nuk duan me te degjojne per ukrainen e zeleshi nuk di me cte beje, sla parlament pa u qarravitur, pastaj coji gruan e me pas gjyshen.

    Përgjigju
    • Turi: 27/08/2022 20:58

      Ke të drejtë o Jul këtu duhet të bësh vetëm politikën e amerikës dhe tju japësh të drejtë atyre që kanë vrarë gjysmën e botës se po the gjërat si janë të thonë spiun i Rusit kur në të vërtetë janë lëpirës të amerikës së ndyrë

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave