Një shqiptar ka vdekur në Francë pasi është qëlluar për vdekje në lokalitetin Metz-Tesi, në një episod që mendohet të ketë qenë larje hesapesh mes grupeve kriminale.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës. Viktima, i cili është qëlluar me dy plumba, është transportuar në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.

Pak momente më pas, një motoçiklist shoqëroi në spital një tjetër shtetas shqiptar, gjithashtu i plagosur me plumb. Në xhepat e rrobave që vishnin dy të qëlluarit janë gjetur shuma të konsiderueshme parash.

Xhandarët e Brigadës së Hetimit në lokalitetin Anesi kanë nisur hetimet mbi ngjarjen dhe për momentin pista e larjes së hesapeve për shkak të trafiqeve të drogës është me e akredituara. 

G.F. / Shqiptarja.com