Një tjetër kosovar është vrarë në Siri, ndërsa sipas të dhënave të Policisë së Kosovës dhe organizatave të ndryshme janë mbi 100 kosovarë që kanë shkuar dhe janë bërë pjesë e luftërave në Siri e Irak.
Mediat në Prishtinë shkruajnë se Burim Demolli nga Kolovica e Prishtinës është vrarë në Siri.
Ai kishte shkuar në Siri bashkë me gruan dhe katër fëmijët e tij, ndërsa nuk ka asnjë informacion për këta të fundit.
Nga policia e Kosovës nuk e pranojnë këtë ngjarje, ndërsa thonë se s’kanë informacione. Deri më tani, rreth 20 kosovarë kanë humbur jetën duke luftuar në Siri e Irak.
Redaksia Online
(g.f/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com