Vritet një tjetër kosovar në Siri
luftonte prej një viti me ISIS

Vritet një tjetër kosovar në Siri<br />luftonte prej një viti me ISIS
Një 24-vjeçar nga Ferzaj i Kosovës është viktima e radhës e ISIS. Sipas mediave në Prishtinë, A.Uksmaji, 2 nga Nerodimja e Epërme e Ferizajt ka gjetur vdekjen në luftimet në Siri, ndërsa ishte pjesë e ISIS.
 
Media kosovare shkruajnë se familja e viktimës ka hapur dyert e mortit. Familjarët kanë thënë se ai ishte larguar në Siri e dyshohet se luftonte si pjesë e ISIS.
Familjarët kanë thënë se viktima ishte larguar drejt Sirisë bashkë me gruan, dy fëmijët dhe vëllain 19-vjeçar.

Sipas mediave në Kosovë, 19-vjeçari i cili lufton në Irak, ka njoftuar familjen për vrasjen e të vëllait.

Ndonëse nuk kanë ndonjë konfirmim zyrtar, familjarët thonë se bashkëshortja dhe fëmijët e viktimës, njëri 3 vjeçar dhe tjetri 9 muajsh, ndodhen në Turqi dhe se deri aty i ka sjell Kryqi i Kuq.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari