
Një gazetare ruse është vrarë në Kiev nga bombardimet ruse. Oksana Baulina po filmonte shkatërrimin e vendit, pasi trupat ruse bombarduan rrethin Podolsk të Kievit. Baulina u vra së bashku me një civil, ndërsa dy të tjerë u plagosën. Baulina ka punuar më parë për Fondacionin Kundër Korrupsionit të Alexei Navalny dhe iu desh të largohej nga Rusia për shkak të punës së saj me aktivistin e burgosur të opozitës.
Lajmi kryesor:
Vritet një gazetare ruse në Kiev! Zelensky-Biden: Jo sanksione për Abramovich, ai mund të ndërmjetësojë! Putin-Europës: Nëse doni gaz, paguani vetëm me rubla











