Vritet me armë zjarri 40 vjeçari Gramoz MemajKsamil të Sarandës. Ai është qëlluar pranë shtëpisë dhe ka ndërruar jetë rrugës në spital. Dyshohet se kanë qenë 4 persona që kanë qëlluar drejt tij. Mema ishte pronar i një lokali të marrë me qira në Sarandë dhe nuk njihej si problematik në zonë.

Policia po heton në disa pista lidhur me shkakun e vrasjes, duke përfshirë shkaqe personale, larje hesapesh dhe problemet e vjetra që mund të ketë pasur.

"Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta  është qëlluar  me armë zjarri shtetasi  G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes", thotë policia.

Gramoz Memaj ishte nga Tepelena dhe njihej si biznesmen në zonën e Ksamilit. Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorëve të cilët deri më tani nuk janë identifikuar. 

Ekspertët e policisë në vendin ku u vra 40-vjeçari Gramoz Memaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:27
Vrasja e Gramoz Memajt në Ksamil, 4 persona kanë qëlluar në drejtim të tij

Detaje të reja dalin nga vrasja e Gramoz Memajt. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dyshohet se 4 persona kanë qëlluar në drejtim të tij.  

Ora 22:52
U vra pranë shtëpisë në Ksamil, del fotoja e 40 vjeçarit

1623012688_page.jpg

Ky është 40 vjeçari Gramoz Memaj i cili është vrarë ditën e sotme pranë shtëpisë së tij në Ksamil.