Vlorë, u fut për të larguar vëllanë nga sherri, rrëshkiti dhe përplasi kokën në gurë për vdekje (VIDEO)

VLORE-Një person humbi jetën pasditen e sotme në qytetin bregdetar në zonën e Plazhit të Vjetër. Viktima është Stavri Mino.

Fillimisht ngjarja u raportua si vrasje, por dëshmitarët thanë për Report Tv se 50-vjeçari ishte futur për të ndarë vëllanë nga një konflikt me pronarin e një lokali dhe disa persona të tjerë, por rrëshkiti dhe i ka rë koka në gurë duke ndërruar jetë menjëherë.

Policia thotë se në trupin e viktimës nuk u konstatua asnjë shenjë dhune e dukshme, por ndërroi jetë, pasi ra në tokë pa ndjenja duke përplasur pjesën e pasme të kokës. Deri tani janë shoqëruar në polici tre persona, A.M., A.H. dhe N.H. si autorët kryesorë të përfshirë në konflikt. 

Gjithçka është regjistruar përpara lokalit në zonën e Plazhit të Vjetër ku personat e përfshirë në sherr banonin. Ndërkohë që po punohet për të zbardhur shkaqet e sherrit. Report Tv solli pamjet nga vendi i ngjarjes, ku duket trupi i viktimës i shtrirë pranë kabinave te zona e Plazhit të Vjetër.

Pamjet nga vendi i ngjarjes, trupi i viktimës Stavri Mino

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:47
Dëshmitarët: Viktima u fut për të ndarë vëllanë nga sherri, rrëshkiti dhe i ra koka në gurë

1570375462_vrasja1.jpg
Dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes sqarojnë se Mino, u përfshi në konflikt për të tërhequr vëllanë i cili u përfshi në konflikt me pronarin e një lokali dhe disa persona të tjerë.  Sipas tyre Mino, u rrëzua dhe i ra koka në një gurë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ora 17:36
Po transportonte trupin e viktimës, ambulancës në Vlorë i bie sirena (VIDEO)

Në momentin që mori trupin e viktimës Stavri Mino, shiriti i policisë tërhoqi sirenën e ambulancës duke e lëshuar në tokë, ndërsa u këput. Ndërkohë që dëgjohen gazetarët që i kërkojnë shoferit të ndalojë, pasi ra sirena.

Ora 17:32
'O Zot i madh...'/ Britmat rrëqethëse të gruas së viktimës në Vlorë (VIDEO)


Vrasja në Vlorë ka tronditur familjen Mino. Report Tv sjell pamjet rrëqethëse të gruas së viktimës e cila ka shkuar në vendin ku u qëllua për vdekje me levë në kokë bashkëshorti i saj. "O Zot i madh, o Zot i madh..." dëgjohen britmat rrëqethëse të gruas së viktimës, ndërsa trupin e mori ambulanca.

Ora 17:23
Vdekja në Vlorë! Policia: 50-vjeçari ra në tokë pa ndjenja pas konfliktit! S'ka shenja dhune, 3 të shoqëruar

1570375440_Vrasja3.jpg
Policia e Vlorës deklaron se 50-vjeçari Stavri Mino pas konfliktit me disa persona ka rënë në tokë pa ndjenja duke ndërruar jetë, por nuk ka shenja dhunë, ndërsa janë shoqëruar tre persona. 

"Rreth orës 16:20, në zonën pranë kabinave të Plazhit të Vjetër, dyshohet se pas një konflikti midis disa personave, njëri prej tyre ka rënë në tokë pa ndjenja.

Pas mbërritjes së shërbimit të ambulancës dyshohet se 50 vjeçari S.N., ka ndërruar jetë. Nga kqyrja paraprake viktima nuk ka shenja dhune të dukshme, megjithatë po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar 3 shtetas; A.M, A.H dhe N.H., si autorët kryesorë të përfshirë në konflikt, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore" njoftimi i policisë së Vlorës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Priftërinjtë Lazaratas: 07/10/2019 08:35

    Popull I keq vlonjëtët!

    Përgjigju
  • vera: 06/10/2019 17:34

    ORE JU vlonjatet ,,c'fare beni keshtu,,nuk merreni dot vesh me njeri-tjetrin sa shkoni ne vrasje,,,turp per ju dhe per familjet e juaja….thirrini mendjes e mos I beni keq shokeve komshijve ,bashkeqytetareve ,,,nuk kemi njeri teper,,,respektoni jeten e tjetrit,,,ose do kalbeni neper burgje,,..///

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura