Ish funksionar i BDI dhe ish biznesmen i njohur në Maqedoni, Artan Mysliu është ekzekutuar me armë zjarri nga një atentat mafioz në qendër të Strugës. Artan Mysliu, i cili së fundmi mësohet se ka ndërruar emër dhe quhet Argëtim Asani ishte zëvendësdrejtori i Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) dhe zyrtar i BDI-së u qëllua me 5 plumba nga një makintë 50 m larg komisariatit të policisë së këtij qyteti.  

Ndërkohë, dy dit më parë Xhemail Rexhepit, zyrtarë i BDI, i njohur ndryshe si Komandat Shqiponja u vra në një lokal në Kumanovë si pasojë e një konflikti për arsye politike.

Në makinën  tip “Ford” nga ku u qëllua Mysliu ishin 3 persona dhe dyshohet se ata kanë qenë të paisur edhe me armë silenciator. Nga të shtënat e armëve mësohet se ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër.  Dyshohet se ngjarja nuk ka lidhje me motive politike, por me hakmarrje apo prishje pazaresh biznesi.

Ora 15:55 Kapet autori i vrasjes A.Kupa 
Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së ish zyrtarit të BDI-së në Strugë, Argëtim Asani, i cili u ekzekuta me 5 plumba në qendër të qytetit. Policia Maqedonase bëri me dije se ka ndaluar një të dyshuar për këtë ngjarje.
 
Ai është vëllai i truprojes së kryetari të Komunës, Zijadin Sela. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ekzekutimi ka ndodhur për arsye hakmarrje dhe borxhesh.
 
Dyshohet se shtetasi A.Kupa, me banim në fshatin Veleshtë të Strugës, ka kryer vrasjen e Asanit në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij. Në muajin mars ish badigardi i Zijadin Seles u gjet i vrarë në rrethana misterioze në fshatin Veleshnjë të Strugës.

Ora 15:00 Foto nga vendi ku u vra Argëtim Asani i BDI-së në Strugë 
foto nga vrasja ne struge
foto nga vrasja ne struge
foto nga vrasja ne struge

Ora 15:00  Policia Maqedonase konfirmon ngjarjen
Policia informoi për incidentin dhe ka rrethuar zonën, ndërsa siç mësohet nga burimet, ndaj tij është qëlluar nga një makinë e tipit “Golf” me ngjyrë të zezë në të cilin ishin 3 persona.

Argëtim Asani ishte zyrtar i DR-së dhe më pas kaloi në BDI, duke qenë një njeri i afërt i zëvendës kryeministri Musa Xhaferri.

Atentatorët mësohet se kanë pasur me vete edhe armë silenciatorë. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër i cili ndodhet në spital në gjëndje të rëndë.   

Sipas policisë kjo ngjarje nuk ka të bëjë me çështje politike, por me çështje biznesi.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)