TIRANE- Rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues të tremujorit katërt të vitit 2015, të kryer nga Banka e Shqipërisë, treguan për një lehtësim të standardeve të kreditimit të bizneseve dhe për një vijim të prirjes lehtësuese të standardeve të kredisë dhënë individëve. Zhvillimet pozitive në kredinë dhënë bizneseve u shënuan kryesisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. “Ndërkohë, për konsumatorët bankat vijuan të lehtësojnë standardet si kredinë për blerje banese, ashtu edhe për kredinë konsumatore”, thekson Banka e Shqipërisë në vrojtimin e kryer te bankat tregtare. Kërkesa e bizneseve dhe e individëve për kredi u rrit gjatë tremujorit të katërt të vitit 2015, sipas raportimeve të ekspertëve të bankave.
Përsa i takon kërkesës së bizneseve, ajo u nxit kryesisht nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ndërkohë, kërkesa e individëve shfaqi rritje më të lartë për kredinë për blerje banese dhe dinamikë më të ngadaltë zgjerimi për kredinë konsumatore.
Kredia për bizneset
Standardet e kredisë dhënë bizneseve u lehtësuan në tremujorin e katërt, pasi kishin mbetur të pandryshuara një tremujor më parë. Lehtësimi i standardeve rezultoi vetëm për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ndërsa standardet për ndërmarrjet e mëdha janë mbajtur të pandryshuara. Prirja lehtësuese pritet të vijojë në tremujorin e parë të vitit 2016, kryesisht për kredinë dhënë ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe disi më pak për kredinë dhënë ndërmarrjeve të mëdha. Përqindja neto e bankave që presin lehtësim për to rezultoi përkatësisht +22.4% dhe +4.6%. Sipas qëllimit për të cilin përdoret kredia nga bizneset, bankat kanë lehtësuar vetëm kredinë dhënë për investime. Ndërkohë, standardet e kredisë dhënë bizneseve për kapital qarkullues mbetën pothuajse të pandryshuara nga tremujori i kaluar.
Kredia për individë
Bankat vijuan të lehtësojnë standardet e kredive të akorduara individëve në tremujorin e katërt të vitit 2015. Përqindja neto e bankave që raportuan lehtësim të standardeve vlerësohet e rritur, nga 8.8% në tremujorin e mëparshëm në 13.3% në tremujorin në analizë. Sipas bankave, standardet rezultuan të lehtësuara si për kreditë për blerje banese, ashtu edhe për kreditë konsumatore. Bankat u shprehën se standardet e kredisë së akorduar individëve si për financimin e blerjes së banesës, ashtu edhe për financimin e konsumit, do të vazhdojnë të mbeten në kahun lehtësues në tremujorin e parë të vitit 2016.
Faktorët
Faktorët kryesorë që ndikuan në lehtësimin e standardeve të bankave si për kredinë dhënë bizneseve, ashtu edhe për kredinë dhënë individëve, rezultuan: konkurrenca në sistemin bankar, vendimet e Bankës së Shqipërisë, niveli i likuiditetit të bankave dhe zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme. Bankat zbatuan një politikë lehtësuese kreditimi kryesisht nëpërmjet termave dhe kushteve që lidhen me çmimin e kredisë, si për bizneset, ashtu edhe për individët. Më konkretisht, bankat raportuan për ngushtim të marzhit mesatar dhe për ulje të komisioneve në tremujorin e katërt. “Lehtësimi i mëtejshëm i standardeve të kredisë së dhënë individëve pasqyroi kryesisht presionet e vazhdueshme të konkurrencës në sektorin bankar”, thekson raporti i BSH.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16 janar 2016
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com