Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij grek, Aleksis Cipras. Sipas mediave serbe që kanë zbardhur këtë bisedë, Vuçiç i ka kërkuar Tsipras që Athina të mos votojë pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
“Në një bisedë të gjatë dhe të frytshme të dy kryeministrat shkëmbyen mendime mbi krizën e migrantëve, duke rënë dakord se është e nevojshme për të koordinuar politikat për këtë çështje. Temë e diskutimit ishte dhe promovimi i bashkëpunimit ekonomik”, theksohet në njoftimin e publikuar nga qeveria serbe.
"Kryeministrat e të dy vendeve diskutuan të gjitha çështjet rajonale, veçanërisht çështjet e Kosovës. Vuçiç i kërkoi kryeministrit Tsipras se Greqia nuk duhet të votojnë për pranimin e Kosovës në UNESCO", - vazhdon më tej njoftimi i qeverisë serbe.
Vuçiç ka ftuar homologun grek të vizitojë Beogradin, ndërsa kjo vizitë do të zhvillohet brenda tre katër muajve të ardhshëm.
Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com