Vuçiç blindon Tiranën, ja
masat për t'i garantuar sigurinë

Tirana thuajse është blinduar nga masat për të garantuar sigurinë e kryeministrit Aleksandar Vuçiç, që shënon vizitën e parë të një kryeministri serb në vendin tonë.
 
600 efektivë të Gardës së Republikës janë ngarkuar për të garantuar sigurinë e kreut të qeverisë serbe, ndërsa 12 vetë janë nga stafi i sigurisë serbe.
 
1310 efektivë janë angazhuar në terren në zbatim të planit të masave të marra nga Policia, ndërsa një helikopter Cougar i Ministrisë së Mbrojtjes monitoron situatën nga ajri për të shmangur çdo lloj incidente të mundshëm.

siguria vucic
 
Në tarracat  ndërtesave të larta janë vendosur snajperistë, ndërsa policia rrugore ka zbarkuar në terren për të monitoruar bllokimin e rrugëve si dhe garantimin e zhvillimit normal të trafikut në akset ku qarkullimi është i hapur.

vucic siguria
 
Vuçiç udhëtoi nga aeroporti Nënë Tereza në Rinas drejt Pallatit të Brigadave me makinë të blinduar, ndërsa shoqërohej nga eskorta dhe patrullim nga ajri përmes helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes. 





eskorta me logo

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët