Vuçiç: E dimë kush e hodhi dronin
Serbia nuk është armike e Shqipërisë

Vuçiç: E dimë kush e hodhi dronin<br />Serbia nuk është armike e Shqipërisë
Pas 3 muajsh e gjysmë Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç më në fund deklaron se ka emrat e personave që janë të implikuar në lëshimin e dronit mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri të zhvilluar më 14 Tetor.

Në një intervistë për gazetën austriake ‘Die Presse’ kreu i ekzekutivit serb shprehet se “kemi emrat e shqiptarëve, të cilët ngritën dronin, ata erdhën nga Italia dhe kanë marrë një dhomë pranë stadiumit. Ishte e organizuar dhe e përgatitur shumë mirë. Por ne e kemi zgjidhur këtë çështje” deklaron ai. Por a vazhdon Vuçiç ende me idenë se në lëshimin e dronit është i përfshirë edhe vëllai i Edi Ramës? “Nuk them asgjë, kjo vetëm do shtonte tensionet”.

Në vazhdim kreu i qeverisë së Serbisë u ndal edhe te Shqipëria Etnike duke marrë shkas nga harta e vendosur mbi dron. “Flamurin e kam parë jo vetëm në stadiumin e Beogradit, por edhe në murin e selisë së Kryeministrit të Shqipërisë. Është një flamur shumë i përhapur në zonat e banuara nga shqiptarët. Jam i shqetësuar, por arsyeja do të mbizotërojnë dhe askush nuk do ëndërrojë për krijimin e një Shqipërie të Madhe” thekson Vuçiç.

Në fund nuk kishte si të mungonte edhe një koment për deklaratat e Ramës në Beograd për pavarësinë e Kosovës. “Puna jonë është të zgjidhim së bashku problemet, për hir të së ardhmes të vendeve tona.

Shqipëria nuk është armik i Shqipërisë dhe e anasjellta. Unë e kam takuar dy herë kryeministrin shqiptar që nga deklarata e tij dhe kemi nënshkruar marrëveshje të rëndësishme. Thjesht duhet të imagjinoni që Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç shkojnë së bashku në Bruksel dhe kërkojnë mbështetje për projekte të përbashkëta” përfundoi kryeministri Vuçiç.



d.b/shqiparja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra