Vuçiç: Marrëdhëniet me Bosnjën
janë kthyer si 25 vite më parë
Vendimi i udhëheqësit mysliman të Bosnjës për të ripërtërirë një padi për gjenocid kundër Serbisë në gjykatën e Kombeve të Bashkuara, rikthen përçarjet që kanë çuar në luftën e viteve 1992-1995, thanë liderë të Serbisë dhe të serbëve të Bosnjës.
Vendimi i udhëheqësit mysliman të Bosnjës për të ripërtërirë një padi për gjenocid kundër Serbisë në gjykatën e Kombeve të Bashkuara, rikthen përçarjet që kanë çuar në luftën e viteve 1992-1995, thanë liderë të Serbisë dhe të serbëve të Bosnjës.
Apeli ndaj një vendimi të vitit 2007 të Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi, sipas të cilit Serbia nuk ka kryer gjenocid në Bosnje, po ashtu është goditje e madhe mbi pajtimin e pasluftës dhe mbijetesën e Bosnjës si shtet multietnik, thanë zyrtarët serbë, raporton AP.
“Marrëdhëniet tona janë kthyer prapa 25 apo 22 vjet. Besimi i vogël që kemi ndërtuar me vite, tani është zhdukur”, tha kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Bakir Izetbegoviç, anëtari mysliman i presidencës tripalëshe të Bosnjës, ka bërë ankesën, pavarësisht mungesës së pëlqimit nga homologët e tij – kroat dhe serb – në presidencë.
“Izetbegoviç i ka mbyllur derën Bosnjës dhe perspektivës së saj”, tha Milorad Dodik, president i Republikës Sërpska, etnitet brenda Bosnjës.
Liderët serbë të Bosnjës kanë kërcënuar se do të braktisin institucionet e përbashkëta në shenjë proteste.
Bosnja fillimisht ka paditur Serbinë gjatë luftës në vitin 1993, për mbështetjen e saj për serbët e Bosnjës.
Rreth 100,000 njerëz kanë vdekur në luftën e Bosnjës, e cila ka përfunduar me një marrëveshje për paqe të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.
Me këtë marrëveshje, në Bosnje është krijuar entiteti myslimano-kroat dhe ai serb.
Gjykata me seli në Holandë ka konstatuar se masakra e Srebrenicës më 1995, në të cilën janë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ka qenë gjenocid.
Gjykata po ashtu ka gjetur Beogradin fajtor për dështim në parandalimin e vrasjeve, por jo edhe fajtor për gjenocid.
Masakra e Srebrenicës ka qenë më e keqja në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
29%
-
Njësoj
16.1%
-
Më keq
55%
Vota total: 5158
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U mposht nga një 'mashkull', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring
2 Gusht, 10:00
-
Dosja e vëllezërve 'Çopja'/ Ish-gjyqtarja e Elbasanit në GJKKO për t’u njohur me masën ‘arrest në shtëpi’
2 Gusht, 09:47
-
Nga banda e ‘Diabolikut’ te prangat në Dubai, merr fund arratia për ‘mbretin e narkotikëve’, Dorian Petoku! Si u arratis nga qendra e rehabilitimit në Itali
2 Gusht, 09:42
-
Aeroporti i Shkupit reagon pasi tentuan t’i marrin telefonin Vjosa Osmanit: Vepruam në përputhje me ligjin! Gërvalla: Kemi kërkuar sqarime
2 Gusht, 09:40
-
Olimpiada/ E bija fitoi medaljen e artë, i ati arrestohet në Paris për sulm seksual
2 Gusht, 09:30
-
Rama me pushime në Dhërmi, mesazh për turizmin: 1.2 mln pasagjerë në korrik nga Rinasi, rritet edhe fluksi nga Kosova! Gojët me qime na duhen kundër syrit të keq
2 Gusht, 09:26
-
Eduard Zaloshnja: Rreth 1900 emigrantë votuan vjet në Bashkinë Himarë, po sivjet?
2 Gusht, 09:13
-
Futbolli shqiptar dështoi në Kupat e Evropës, UEFA akordon 2.31 mln euro për katër klubet e Superligës
2 Gusht, 09:07
-
Në kërkim për kanosje e ngacmimin seksual, 62-vjeçari kapet në Gjermani! Pritet ekstradimi në Shqipëri
2 Gusht, 08:55
-
Zjarret/ Ministri Vengu në Qendrën Operacionale të Mbrojtjes Civile: Bashkëpunimi me Bashkitë dhe modernizimi i mjeteve, me rëndësi për reagim të shpejtë
2 Gusht, 08:44
-
Incidenti me Osmanin në aeroportin e Shkupit, Ministria e Jashtme e Kosovës: Trajtim jodinjitoz, kemi kërkuar sqarime
2 Gusht, 08:39
-
Paris 2024/ Dominon Kina, SHBA-të në ndjekje! Medaljet e fituara pas ditës së gjashtë në Olimpiadë
2 Gusht, 08:33