Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për Top Channel vlerëson mikpritjen që gjeti në Tiranë dhe është i sigurt se kjo nuk do të jetë vizita e fundit. Ai deklaroi se palët kanë pranuar qëndrimet e ndryshme të njëri-tjetrit dhe po shikojnë përpara, veçanërisht për të shfrytëzuar të gjithë mundësinë e bashkëpunimit ekonomik.

Intervista e plotë
Eshte vizita e pare juaja si kryeminister ne kryeqytetin shqiptar. Kush jane pershtypjet e para nga Tirana?
Nuk mund te them se arrita te shoh shume nga Tirana. Por me pelqeu qendrimi ketu dhe jam thellesisht mirenjohes per mikpritjen e shqiptareve dhe te kryeministrit Rama dhe une shpresoj se do te vij serish ne Tirane.

Nga shumpë vizita që keni zhvilluar si kryeministër, ishte vizita në Tirane ndër më të vështirat? 
Nuk eshte nje vizite e lehte. FIllimisht nuk eshte pritur mire ne vendin tim . POr une shpresoj qe populli serb e ka kuptuar nevojen e vertete per bashkepunim dhe nderveprim mes dy vendeve, dhe une mendoj se mbi te gjitha edhe populli shqiptar  do ta vleresoje kete vizite. Une e vleresova. Une mendoj qe eshte eshte nje vizite e dobishme per te dyja palet, Shqiperine dhe Serbine. Ne duhet te permiresojme marredheniet mes dy vendeve. Ne duhet te forcojme stabilitetin politik ne Ballkanin perendimor. Ne duhet te bashkepunojme. Me duhet te kujtoj se ne jemi nje nga faktoret kryesor ne Ballkan, vecanerisht per ne prodhimin e paqes dhe stabiitetit. 

A ishte përtej pritshmërive tuaja vizita në Tiranë, a ishit pregatitur ju per ndonjë deklaratë të mundshme nga kryeministri Rama si ajo për Kosovën në Beograd?
Ne kemi disa pikepamje te ndryshme, ne kemi pikepamje te ndryshme sa i takon kosoves. por gjithsesi, ne patem nje diskutim shume te mire ketu ne TIrane dhe une jam i gatshem te kthehem serish ne Tirane, pa dyshim.

A i mbeteni ju zoti Vuçiç qendrimit se ishte edhe vëllai i kryeministrit Rama një nga organizatorët e dronit në Beograd?
Une nuk dua t'i rikthehem kesaj çështjeje serish. Ishte nje incident politik, i shkaktuar jo nga pala serbe.  Ne folem për këtë për një kohë të gjatë. Kush do të ishte qëllimi, kush do të ishte arsyeja, ta rikthejmë sërish, unë nuk e shoh të nevojshme, ne nuk na duhet kjo, si popuj, si vende, ne nuk na duhet kjo.

Cili është perceptimi në Serbi për shqiptarët? Si mund të ndryshojë ky perceptim? 
Une mendoj se ne kemi  perceptim te njejte per njeri tjetrin qe nuk jane me te mirat. Prandaj ky takim ishte shume i rendessishem, pasi ne kemi nevoje te flasim ne nivelet me te larta per njeri tjetrin. ne duhet ta respektojme njeri tjetrin. ne duhet te jemi me te pergjegjshem, se pari Edi Rama, une vete, per te krijuar ate lloj ambjenti, per te pikturuar ate lloj pikture per te dyja vendet, per serbet ne shqiperi, per shqiptaret ne serbi. Njerezit duhet te shohin qe ne jemi me te afert ne ate qe mendojme dhe une shpresoj qe bashkepunimi me i mire do te ndryshoje keto paragjykime te tmerrshme  me te cilat jemi perballur ne te shkuaren.

Zoti Vucic, ju po takoheni po flisni per projekte, po nuk kemi pare ende realizimin e projekteve konkrete 
Ceshtja me e rendesishme eshte qe ne te ruajme paqe dhe stabilitet, pa  kete ne nuk mund te arrijme asgje tjeter. Ne kemi folur per projekte konkrete dhe do te kemi projekte konkrete. Zoti Rama dhe une do te firmosim bashkarisht kerkesat dhe detyrimet qe nga vijne nga BE. dhe une jam i sigurte qe kjo do te gjeje mbeshtetje ne keto projekte konkrete infrastrukturore.

A eshte tregu shqiptar interesant per investitoret serbe, dhe e kunderta ku mund te investojne bisesmenet shqiptare ne Serbi? 
Une do te kthehem ne Serbi dhe do te flas me investitoret serbe, dhe une jam i sigurte se ne do te gjejme shume investitore serbe te interesuar per te investuar ketu, ne resortet turistike dhe ne zona te tjera po ashtu. Ne jemi shume te interesuar per tregun shqiptar dhe ne jemi gati te hapim tregjet tona per investitoret shqiptare. Ne kemi nje kompani Neptun, shume te tjere mund te vijne dhe do te ngelen vertete te kenaqur. Ne jemi vertete te interesuar per te bashkepunuar ne kete ceshtje. 

Kryeministri Rama deklaroi se njohja e Kosoves do ishte clirim edhe per vete Serbine, per te ecur perpara. A e keni menduar ndonjehere keshtu ne Beograd? 
Jo nuk e kam menduar. Ky  eshte nje dallim shume i madh mes nesh. Por une nuk do te lejoj qe ky dallim i madh te hedhe poshte marredheniet tona, te hedhe poshte mundesite tona per te tejkaluar ndasite e se shkuares, per te ndertuar nje te ardhme tjeter, nje te ardhme te ndryshme, per nje prespektive te ndryshme nga e shkuara per te dy popujt tane.

Megjithate ju keni hyre ne bisedime me Prishtinen. A eshte kjo nje njohje indirekte e Kosoves? 
Askush ska folur per njohje. Askush se ka trajtuar si nje ceshtje te njohjes. Kjo ka qene pjese e diskutime as ne Bruksel, as ne Beograd, dhe askund tjeter. Askush ne Bruksel nuk mund ta permende kete. Kjo eshte pjese e diskutimeve vetem ketu ne Tirane dhe Prishtine.  Ne Bruksel askush nuk e permend kete. 

Zoti Rama nuk beri te njejten deklarate si ne Beograd sa i takon Kosoves. Ishte pjese e marreveshjes kjo qe ju te vinit ne Tirane? 
Jo jo! aspak. Ai ishte ne pozicionin qe mund te thoshte cfare te donte.  Ai tha ate qe mendoi une thashe ate qe mendova. ishte nga te dyja anet e ndershme. Ne ishim te gjithe te sinqerte, ai i qendroi pozicionit te tij, une perfaqesova pozicionin tim. Ne u perqendruam tek e ardhmja, ne duam te mendojme per te ardhmen, dhe kjo ishte, kjo ishte shume gje e mire. 

Cili eshte roli i kancelares Angela Merkel ne realizimin e ketyre takimeve?
Ajo na mblodhi te gjitheve bashke.Ajo eshte nje zonje me autoritetin me te larte ne Europe, ekonomikisht politikisht etj.... ne i jemi mirenjohes dhe e respektojme ate. Ajo beri ate qe tjeter kishin deshtuar perpara saj, dhe do te vijoje ne kete menyre ne te njejtin drejtim, ne e respektojme ate. Por jemi ne qe duhet te tregojme kujdes per veten tone, ne duhet te permiresojme bashkepunimin mes vedi dhe ky samit ishte nje mundesi e mire per ketë.

Një nga urat më të mira të bashkepunimit jane minoritetet. Por ende ne Luginen e Presheves nuk jane terhequr trupat speciale? Kur do te trajtohet Lugina njesoj si rajonet e tjera te Serbise? 
Une do te doja qe miqte e mi shqiptare, une do te isha i nderuar nese Shqiperia do te respektonte te drejtat e minoritetit serb ketu ne shqiperi njesoj sic bejme ne shqiptaret ne Presheve dhe Bujanoc

Ka nje marreveshje prej 7 pikash mes shqiptarëve të Luginës dhe qeverisë serbe. Kur do të implementohet kjo marreveshje, për të cilën edhe ndërkombetaret kanë pasur objeksione?
Ne po bejme me te miren per te implementuar, por ketu nuk ka nje marreveshje mes serbeve, nje numri jo te madh serbesh ne Shqiperi me qeverine shqiptare. une iu luta mikut tim edi rama ti prese ata, te flase me ta, njekohesisht une do te bej me te miren per te drejtat e shqiptareve sepse duam te jemi shume transparente me qytetaret tane ne presheve dhe bujanove, por sigurisht ne duam qe kjo te ndodhe njesoj me serbet ne Shkoder, Vrake, Fier dhe qytete te tjera. 

A jeni zoti Vucic, apo çdo kryeminister serb nen presionin e nje pjese te opinionit te brendshem ne Serbi, kur vjen fjala per Shqiperine apo Kosoven? 
Une nuk jam nen presion,  ka disa paragjykime ne shoqerite tona.....eee dakort, por udheheqesit jane per te zgjedhur te bejne me te miren per te ardhmen dhe njerezit e tyre. Nese do te thonim gjithmone ate qe ata duan te degjojne, ne nuk do te arrinim asgje dhe nuk do te kishte perparim per kete rajon. Une kujdesem per interesat reale te njerezve, une kujdes per te ardhmen dhe jo per te shkuaren.

Shijuat më shumë darkën në Beograd apo darkeë e mbremshme në Tiranë? 
Ishte një darkë më e mire këtu. 

Ju mungoi zoti Dacic dhe kengët e tij?
Po une mendoj se kolegëve tanë iu mungoi ai.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)