Vuçiç mohon që Serbia të ketë
pasur dorë në eksodin kosova
BEOGRAD - Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka thënë se Serbia nuk është përgjegjëse për emigrimin masiv të shqiptarëve të Kosovës drejt vendeve të Bashkimit Europian. Ai e bëri këtë deklaratë ditën e enjte gjatë një konferencë të përbashkët shtypi në Beograd me Dimitris Avramopulos, komisionarin e BE-së për Migracionin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë.
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka thënë se Serbia nuk është përgjegjëse për emigrimin masiv të shqiptarëve të Kosovës drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Ai e bëri këtë deklaratë ditën e enjte gjatë një konferencë të përbashkët shtypi në Beograd me Dimitris Avramopulos, komisionarin e BE-së për Migracionin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë.
Duke iu referuar valës së shqiptarëve që po braktisnin vendin për BE-në, Vuçiç tha se ka vepruar në përputhje me marrëveshjen e Brukselit mbi lirinë e lëvizjes.
“Serbia ndërmori veprime në konsultim me Brukselin dhe disa qeveritë evropiane. Vendi ynë ka vepruar në përputhje me marrëveshjen e Brukselit mbi lirinë e lëvizjes, por edhe me qeveritë evropiane për të ndërmarrë veprime që nuk do t’i lejonte ata të abuzonin me besimin tonë”, tha Vuçiç.
Ndërsa Avramopulos tha në fjalën e tij se Serbia ka luajtur një rol konstruktiv kur bëhet fjalë për ndalimin e azilkërkuesve nga Kosova.
Ai njoftoi se Serbia do të marrë veprime vendimtare dhe në veçanti forcimin e kontrollit kufitar me Hungarinë në mënyrë për të zgjidhur problemin e azilkërkuesve shqiptarë nga Kosova, por edhe për ata serbë.
“Edhe Kosova flitet më shumë në media, qytetarët serbë futen gjithashtu në mesin e atyre që kanë aplikuar më shumë për azil. Çelësi për hapjen e kapitullit 24 për Serbinë është ndalimi i migrimeve nga Kosova dhe azilkërkuesit nga Serbia”, tha Avramopulos.
Serbia është akuzuar nga autoritetet kosovare se ajo lehtësuar largimet masive të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike duke u hapur kufijtë, por edhe me politika të fshehta brenda vendit. Kjo sipas tyre, është bërë me qëllim për të pakësuar sa më shumë numrin e shqiptarëve në Kosovë.
Sa i përket procesit të integrimit të Serbisë në BE, Avramopulos tha se BE-ja është e vendosur në qëndrimin e saj se Serbia ka vetëm perspektivë evropiane.
“Kemi shumë punë për të bërë dhe ne duhet të bashkëpunojmë më shumë që integrimi të vij”, tha zyrtari i lartë grek./Express/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
38.1%
-
Më keq
44.6%
-
Njësoj
17.3%
Vota total: 3065
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në Himarë/ Tedi Blushi i Metës sulmon SPAK: Po bëhet pjesë e operacionit mafioz të Ramës për të grabitur votat
4 Gusht, 11:51
-
Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 3% më shumë nga 14 Maji 2023
4 Gusht, 11:51
-
Ermonela Jaho koncert në Teatrin e Operas dhe Baletit, Veliaj i dhuron Kullën e Sahatit: Mirënjohës që je imazh i Shqipërisë moderne
4 Gusht, 11:47
-
Mirditë/Kultivonte bimë narkotike në pyll, arrestohet 31-vjeçari, në hetim kryeplaku i fshatit! Sekuestrohet 4 kg kanabis (EMRI)
4 Gusht, 11:38
-
Kërcënohet përsëri me vdekje presidenti i Lacios, Lotito rrëfen ‘ferrin’ që po përjeton: Më duket si në kohët e ‘Diabolik’!
4 Gusht, 11:31
-
Zgjedhjet për kryebashkiakun, Fredi Beleri mesazh në greqisht nga burgu: Vëllezërit e mi minoritarë po bëjnë sot betejën përfundimtare
4 Gusht, 11:16
-
Durrës/ Kërcënojnë me thikë taksistin dhe i marrin xhiron ditore, në pranga një djalë dhe një vajzë (EMRAT)
4 Gusht, 11:12
-
Ardit Bido: A shihemi fundjavën tjetër djema?
4 Gusht, 11:11
-
'Këtu i ligjet i bëjnë si të duan vetë', Gjikuria pas votimit: Pavarësisht kartave ID të skaduara, do të fitojmë
4 Gusht, 11:06
-
Qëndresa Qytetare: Katër problematika në Zgjedhjet e Himarës, komisionerët po flasin greqisht!
4 Gusht, 10:57
-
Pse olimpistët kafshojnë medaljet e arta?
4 Gusht, 10:47
-
Izrael, sulm terrorist pranë Tel Avivit! Një person sulmon me thikë 4 kalimtarë, 2 vdesin. Vritet dhe atentatori palestinez
4 Gusht, 10:43