Vuçiç ne 2015 ne Tirane, Rama: 
Miqësi mes serbëve e shqiptarëve

Vuçiç ne 2015 ne Tirane, Rama: <br />Miqësi mes serbëve e shqiptarëve
BEOGRAD - Në zemër të Serbisë, në pallatin qeveritar në Beograd kryeministri shqiptar Edi Rama ka prekur një çështje jo pak të ndjeshme për Serbinë , “Kosovën”! Duke dalë nga parashikimet e homologut Vuçiç, Rama kërkoi në gjuhën shqipe, prerë dhe qartë, njohjen e pavarësisë së Kosovës, si një realitet tashmë të pamohueshëm.
 
Në vizitën historike të kryeministrit shqiptar në Serbi, pas asaj të 7 dekadave më parë të Enver Hoxhës, Kosova është bërë shkak për deklarata të forta dhe debati të drejtpërdrejtë mes kryeministrit shqiptar dhe atij serb gjatë konferencës së përbashkët për media mbajtut në Pallatin “Serbia”, pas një takimi 50 minuta kokë më kokë në rezidencën e Aleksandar Vuçiç, takim i cili gjithashtu tejkaloi parashikimet, pasi sipas axhendës duhej të ishte vetëm 20 minuta.
 
Rama tha se Kosova është e pavarur dhe se ky është një realitet i patjetërsueshëm. Kjo deklaratë jashtë axhendës së parashikuar mes dy liderëve, është konsideruar provokim nga kryeministri Vuçiç, i cili nuk e ka fshehur dot nervozizmin duke e cilësuar një poshtërim në mes të Beogradit të cilin nuk do ta lejonte. Dhe në mënyrë demonstrative, duke nënqeshur hoqi kufjen e përkthimit menjëherë pasi kreu i qeverisë shqiptare përmendi në fjalën e tij çështjen e njohjes së Kosovës.
 
Vucic e konsideroi këtë, ndërhyrje në marrëdhëniet e brendshme duke ripërsëritur qëndrimin se: Kosova është pjesë e Serbisë. Finalizimi i këtij tensioni ishte edhe largimi pa një shtrëngim duarsh dhe shkelje protokolli teksa Rama-Vuçiç nuk u përshëndetën, madje “mikun” në shtëpinë e tij, Vuçiç e la të fundit, duke u larguar vetë i pari në përfundim të konferencës.  Fjala e plotë e kryeministrit Rama gjatë konferencës me Vuçiç

Rama: Kosova, kemi qëndrime të ndryshme por realiteti është një dhe i pandryshuesdhëm: Kosova e pavarur e njohur deri më tani nga 108 vende të ndryshme të Botës dhe e mbështetur nga Gjykata është realitet i pamohueshëm dhe i patjetërsueshëm rajonal dhe evropian. Ajo duhet respektuar dhe duhet bërë pjesë ashtu siç po bëhet e integrimit europian dhe siç e kam theksuar në Samitin e NATO-s dua ta përsëris këtu hapur dhe sinqerisht. Njohja e Kosovës nga vendet europiane që ende s’e njohin është në radhë të parë cështje sigurie evropiane. E të jemi të vertetë deri në fund: pavarësia e Kosovës e ka bërë Ballkanin më të qendrueshëm dhe e ka kthyer në stragtegjik bashkëpunimin mes shqiptarëve dhe serbëve, cdo perceptim i ri i Serbisë është mëse i mirëpritur, ne e çmojmë dialogun Kosovë-Serbi. Ky dialog është një sukses europian”.
 
Vucic: Nuk e prisja këtë provokim nga Rama. Nuk lejoj askënd të ulë Serbinë
“Së pari nuk kam pritur një proviokim nga Rama, dhe që do flasim për Kosovën, nuk e di ç’lidhje ka me të. Unë nuk do lejoj askënd ta ulë Serbinë këtu në mes të Serbisë. Më vjen keq që zoti Rama ka shfrytëzuar këtë rast të flasë për tema që nuk kemi rënë dakord që do të flasim, por unë mëndoj që Serbinë nuk do ta ulë askush”.
 
Rama: Sa i takon Kosovës unë besoj se realiteti mbetet një dhe i pandrysheshëm pavarësisht perceptimeve të ndryshme dhe mosdakordësisë së plotë që kemi me këtë realitet. Por nga njëra anë kjo nuk mund të na pengojë t’ja themi njëri-tjetrit në sy atë që mendojmë dhe s’na pengon të bashkëpunojmë se rruga e Shqipërisë-Serbisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi Bosnjës, është një korsi në rrugën e përbashkët të integrimit europian”.
 
Vucic: Dua të them edhe diçka, qëndrimi ynë karshi Kosovës është i pandryshueshëm që Kosova është pjesë e Serbisë, por është bukur të flasim hapur dhe t’i themi njëri-tjetrit sy më sy se çfarë mendojmë”.
 
Vuçiç (sërish): Nuk e kam problem për atë që dua të them.Unë vij me mesazhin që Kosova ngelet Serbi.
 
Ndërsa falenderoi për mikëpritjen, Rama ftoi kryeministrin serb në një vizitë zyrtare në Shqipëri në vitin e ardhshëm, ftesë e cila u mirëprit nga homologu serb.
 
“Faleminderit për mikëpritjen dhe uroj që vitin e ardhshëm do ju kemi në Shqipëri, ku me siguri do t’ju presim me dëshirën e mirë për miqësi mes shqiptarëve dhe serbëve”, tha Rama.

Rama: Serbia të njohë të drejtat e shqiptarëve në Preshevë
Kryeministri shqiptar nuk la pa prekur edhe çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës ku kërkoi njohje të të drejtave të tyre.
 
“Është një shanc për vendet tona që sot qeverisen nga një gjeneratë tjetër dhe dua të besoj se gjenerata e re qe qeveris sot Serbinë do t’i shohë shqiptarët e Preshevës si një urë me rëndësi strategjitke për lidhjej e fateve tona europaione, gëzimi i të gjitha të drejtave të tyre është jo vetëm dëshira por edhe detyrimi ynë kushtetues ta kërkojmë vijimësisht nga Serbia, duam të gjithë vëmendjen e Beogradit zyrtar për përfaqësimin e tyre në strukturat qëndrore dhe vendore. Besoj se autoritet serbe e dinë që shqiptarët e Luginës së Preshevës përfshihen dhe inkurajojnë proceset integruese të Serbisë ne BE jo vetëm si mundësi modernizimi i Serbisë por edhe si rrugë e sigurtë për të qenë shoqërisht të barabartë. Modeli që sugjerojmë është ai që gëzojnë pakicvat serbe në Kosovë”, tha Rama.
 
Vuçiç: Do mundohemi të kthejmë një kapitull të ri të marrëdhënieve mes dy vendeve
Në nisje të fjalës së tij kryeministri serb Aleksandar Vuçiç foli për marrëdhëniet e reja ekonomike Serbi-Shqipëri. Ai tha se dy vendet do të mundohen për një kapitull të ri mes tyre të nxitur nga integrimi i vendeve në Bashkimin Evropian.
 
 “Për herë të parë takohen kryeministrat e dy shteteve në një nivel siç është ky i sotëm. Në bisedat tona sidomos sy më sy që zgjatën më tepër se sa ishte parashikuar, jam i bindur që problemet e përbashkëta mund të zgjidhen vetëm me komunikim. Kemi biseduar të shkruajmë dhe marrëveshje të tjera për shkëmbim tregtar, gjithashtu do të punohet dhe në marrëveshje ku shteti shqiptar e serb mes tyre do të hyjnë me karta identiteti, janë disa nga komunikimet në takimin tonë sy më sy.
 
Besoj janë me interes të madh investimet nga të dyja anët dhe mendoj që është me interes të dyfishtë edhe integrimi ynë në BE, gjithashtu duam edhe komunitetet tona në të dy shtetet të jenë në nivele më të larta. Edhe në Berlin në takimin mes meje e Ramës kemi biseduar të mundohemi përmes BE të marrin një leje, të bëjmë sa i përket pjesës së hekurudhës, të jetë Beograd-Podgodricë-Tiranë, do mundohemi të marrim mbështetjen e BE. Unë e di që sot edhe në Serbi edhe në Shqipëri është e lehtë të ngrihen tensione shoviniste sepse kjo sjell dhe pikë politike, unë mendoj se jam i përzgjedhur që të interesohem që të mendoj për zhvillimin e Serbisë dhe gjithçka tjetër që i përket pjesës ekonomike dhe integrimit tonë në BE. Kjo i takon pjesës së stabilitetit të rajonit ku ne do të mundohemi të kthejmë një kapitull të ri, në një rrugë përmes BE”, tha Vuçiç.
 
Rama: Të mos harrojmë se 100 vjet pas fillmi të Luftws sw Parw Botwrore sot në 2014 jetojmë në një rajon me shumë mundësi të reja që i ka sjellë paqja, sepse na nxorri në të njëjtën rrugë ambiacia për tu bërë pejsë e Europës, me përmbajtjen konkrete të një bashkëpunimi që do bëjë paqen mes nesh.
 
Rama: Flamuri shqiptar u valëvit në Beograd
 
“Rastësia e desh që një ditë pas kremtimit në mbarë Europën të 25-vjetorit të murit të Berlinit të ngrihet sot këtu në Beograd flamuri kombëtar i Shqipërisë dhe të nderojmë himnet e njëri-tjetrit për të parë një takim mes kryeminsitrash të dy vendeve tona pas 68 vjetësh. Sa shumë histori kemi ndarë sëbashku pa qenë kurrë të afërt me njëri-tjetrin, sa shumë varet e ardhmja jonë nga sa do mundemi të bëjmë së bashku në rrugën e bashkimit me Europën që veç e veç do të jetë shumë e vështirë për secilin prej nesh në Ballkan. Do të na duhet vizion por sidoqoftë jo më shumë se sa vizioni madhështor që transformoi vetë Europën. Do të na duhet kurajo po sidoqoftë jo më shumë se sa kurajo që ndërtoi rrugën e re të paqes e të prosperitetit mbi gjurmët e lumenjve të gjakut të derdhur mes të mëdhenjve të Europës. Do të na duhet besoj i ndërsjellët por sidoqoftë nuk do të jemi vetëm nëse s’do të lejojmë që historia të ndikojë negativisht dhe për pasojë edhe qëndrimin e Eruopës ndaj nesh. Ne kemi nevojë për Europën e bashkuar por si asnjëherë më parë Europa e bashkuar ka nevojë për Ballkanin, për ne. Vizioni i Europës së bashkuar na ka bashkuar më në fund të gjithëve në rrugën e re paqes me njëri-tjetrin, ndërsa paqja duhet të na japë kurajon të ndahemi nga rruga e vjetër që vijon të krijojë mosbesim ndaj njëri-tjetrit. Ne shqitparët e kemi edhe këtë vizion edhe këtë kurajo, duke ju shtrirë dorën e një bashkëpunimi po aq të sinqertë se sa bindja që fëmijet tanë s’duhet të vuajnë për shkak të të shkuarës. Duke punuar sëbashkëu për Europën në kuadrin e një ndërveprimi aktiv rajonal duke krijuar sëbashku kushte të reja për zhvillimin e ekonomive. S’janë ditët më të mira për BE, Europa e shpresës ja ka lënë vendin Europës së frikës dhe s’ka asnjë dyshim se lodhja nga zgjerimi i kërcënon shoqëritë tona ngalodhja nga durimi. Por ashtu si për Europën e bashkuar s’ka një prjket të zgjerimit ashtu edhe për ne s’ka një projekt alternativ përveç intergrimit në BE.

Rama: Ja tre pikat ku mbështetet vullneti im për marrëdhëniet me Serbinë
“Lejomëni të shpreh të gjithë vullnetin dhe vendosmërinë time dhe të qeverisë për një proces intensiv komunikimi mes Shqipërisë dhe Serbisë, së pari: Për t’i dhënë jetë marrëdhënieve dy palëshe përballë ndasive ekstreme. Së dyti: Për të shkëmbyer eksperiencë dhe për të ndërvepruar në funksion të procesit integrues duke vendosur kontakte në çdo nivel. Së treti, për të mbështetur dhe nxitur procesin e Berlinit në funksion të bashkëpunimit ekonomik dhe ndërveprimit politik-rajonal me bindjen se rruga jonë drejt Europës është një korsi e përbashkët e Ballkanit në Europë”.

Vuçiç: Kore raciste ndaj serbëve në Tiranë dhe Prishtinë, por do vijë dita kur t'i them dhe unë gjërat e mia!
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç nuk është distancuar nga koret raciste “Vritini Shqiptarët!”  të tifozëve vendas në ndeshjen Serbi-Shqipëri më 14 tetor por akuzon nga ana e tij se këto thirrje dëgjohen çdo ditë në Tiranë dhe në Prishtinë.

Kryeministri serb theksoi se pavarësisht provokimeve, siç i cilësoi ai deklaratat e Ramës se Kosova është e pavarur, për shefin e qeverisë serbe, ajo ësthë pjesë e Serbisë.  
Sipas Vuçiç Serbia po tregohet mikpritëse pavarësisht deklaratave të Ramës për Kosovën, ndërsa shtoi se shumë shpejt do të vijë edhe radha e tij kur do të shprehë mendimin e tij për çështjet delikate.

“Unë nuk kam asnjë problem për atë që dua të them kudo të jem. Unë jam gjithnjë i mendimit, se Kosova mbetet Serbi. Nëse më pyesni për atë unë besoj tek institucionet e Europës unë di shumë mirë se çfarë ka ndodhur dhe se këto gjërat do të kalojnë shumë shpejt dhe jemi gati të bashkëpunojmë. Unë këtë dëgjoj çdo ditë në Prishtinë dhe Tiranë për serbët, dhe është diçka që nuk e dua dhe nuk e do askënd, dhe me këtë rast treguam që jemi me krahë hapur ndaj çdo gjëje. Unë po ju tregoj se është pjesa e mikpritjes serbe dhe vijnë flasin për Kosovën dhe do të vijë radha ime dhe di të them edhe unë gjërat e mia.” theksoi Vuçiç

Vuçiç: Rama u mor me politikën e brendshme të Serbisë
Në fund Vuçiç theksoi se për të kryeministri Edi Rama u mor më tepër me punët e politikës së brendshme të Serbisë, por pavarësisht kësaj ai do të jetë sërish i mirëpritur në Beograd.

Vuçiç nënvizoi se nuk pajtohet me provokimet e bëra nga ana e homologut Rama, por do të bëjë të pamundurën për një marrëdhënie të re mes dy vendeve.

“Edhe pse më duhet të mos pajtohem me provokimet e bëra sot këtu do të bëjmë të pamundurën për një bashkëpunim të mëtejshëm ekonomik dhe të nënshkrimit të marrëveshjeve të reja, dhe do të bëjmë të pamundurën për të parë nga e ardhmja dhe për të krijuar miq në rajon. Vura re se punët e brendshme të Serbisë ishin më të rëndësishme për të ftuarin tim por ai do të jetë gjithnjë i mirëpritur në Serbi.” u shpreh Vuçiç

Rama-Vuçiç: E sigurt, shqiptarët s'do ndihen të provokuar nga çdo deklaratë e juaja
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama i është drejtuar Vuçiç se në vizitën e tij që pritet të ndodhë vitin e ardshëm, shqiptarët nuk do të ndihen aspak të provokuar pavarësisht deklaratave që shefi i qeverisë serbe paralajmëroi se do të bënte.

Rama nënvizoi se e ka ftuar Vuçiç për vizitë në Tiranë vitin e ardhshëm. Shefi i qeverisë shqiptare u shpreh se tashmë nuk është e nevojshme të presim 68 vjet për një takim të mundshëm mes dy zyrtarëve të lartë. Në këtë kontekst, Rama shtoi se i duhet treguar Bashkimit Evropian me fakte, se mes vendeve të rajonit, dhe konkretisht Shqipërisë dhe Serbisë, është hapur një kapitull i ri marrëdhëniesh.

“Ju siguroj se në Tiranë nuk do të ndihemi të provokuar nëse mbani të njëjtin qëndrim për Kosovën, por të keqardhur se është një realitet që sa më shpejt ta njohim aq më shpejt do të mund të lëvizim për para. Ju përsëris se mikpritja jo vetëm do të jetë reciproke, ju do të ndjeheni shumë mirë në Tiranë dhe asnjë fjalë e thënë prej jush s’do konsiderohet provokim, pavarësisht se çfarë do të prisnim ne. Po e kam ftuar kryeministrin të vizitojë Serbim në vitin e ardhshëm duke shpresuar se nuk duhet të presim 68 vjet për takimin tjetër, dhe se nuk duhet ta presim konferencën e ardhshme të Ballkanit për të përsëritur të njëjtat gjëra por për të shkuar me një bilanc pune të përbashkët. Duam ti japim vërtetësi faktit se Ballkani i paragjykimeve nga Brukseli i përket të shkuarës dhe se gjenerata e re qeverisëse i përket së shkuarës.” u shpreh Rama.

Vuçiç: Nuk komentoj deklaratat e kreut të Komunës së Preshevës për Ramën
Disa ditë para vizitës së Ramës në Serbi, Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, tha se do të do ta prisnin atë si kryeministër të shqiptarëve. Por lidhur me këtë deklaratë, kryeministri serb Aleksandar Vuccicc nuk ka dashur të prononcohet, por tha se:
 
“Unë “komentet idiote” nuk i komentoj. Ne i respektojmë ata njerëz në ndërtimin e shkollave, qendrave shëndetësore, në fund të fundit jetojnë në territorin e Serbisë, kjo nuk cenon ndonjë gjë në marrëveshjet tona të takimit tonë mes dy shteteve”.


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?