Në rrjetet sociale ka filluar beteja për të kaluarën e kryeministrave të Serbisë e të Shqipërisë, pas takimit të sotëm në Beograd. “Indeksonline” ka publikuar sot një fotografi që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, që e tregon kryeministrin serb si bartës birrash në një prej takimeve të partisë radikale.
Fotografia ka filluar të shpërndahej si reagim ndaj publikimit të fotografive nudo të kryeministrit shqiptar, Edi Rama prej tabloidit serb “Kurir”.
Kjo gjë ka ardhur pas reagimit të ashpër të kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç, ndaj faktit që ia përmendi në Beograd kryeministri shqiptar, Edi Rama se Kosova është shtet i pavarur. “Edhe pse Vuçiç mund të ketë ndryshuar post, qëndrimet e tij janë po aq radikale sa kur ishte bartës birrash për Vojislav Sheshelin”, raporton “Indeksonline”.
Vuçiç ka qenë pjesëtar i Partisë Radikale që udhëhiqej nga Sheshel i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte.

Marrë nga "Indeks Online"
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com