Kryeministri Serb, Aleksandër Vuçiç në konferencën përmbyllëse të Samitit të Vienës u shpreh se Serbia nuk kërkon vetëm mbështetje financiare nga Be-ja por edhe mbështetje politike.
Ai tha se është shumë e rëndësishme sfida për të ndihmuar në përfundimin e të gjitha projekteve.
Vuçiç gjithashtu, vlerësoi marrëveshjen e firmosur për të rinjtë e bazuar në formulën gjermane.
Sipas Vuçiç është mentaliteti ai që duhet të ndryshojë , veçanërisht për dy gjëra. Së pari, se nuk luhet me jetën e njerëzve dhe së dyti, mentaliteti se shteti ka përgjegjësitë për gjithçka.
“Ngushëllime për familjet e viktimave që u mbytën në kamion. Kemi bërë përmirësime në shumë sfera. Firmosia e deklaratës së përbashkët për të rinjtë e udhëhequr nga formula gjermane. Duhet të bindim të gjithë të rinjtë e ballkanit që puna dhe miqësia e të rinjve është shumë e vyer.
Kemi diskutuar për projekte infrastrukturore për të gjithë ballkanin sidomos për popullin Serb. Është e rëndësishme sfida për ndihmë në përfundimin e të gjitha projekteve si ajo autostrada Nish-Prishtinë-Durrës.
Ekonomia ishte çështja më e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Mentaliteti është ai që duhet të ndryshojë: që të mos luajmë me jetën e njerëzve dhe ai se shteti ka përgjegjësitë për gjithçka. Nuk po i lutemi Evropës që të ndryshojmë, por po bëjmë shumë reforma.
Të gjithë besojmë se i përkasim Evropës ndaj duhet të marrim barrën që na takon për të gjitha çështjet. Jemi të gatshëm të dëgjojmë nga Merkel se cila do të jetë detyra jonë në të ardhmen dhe ti zbatojmë ato. Nuk e shohim BE si një bankomat por si një organizatë me shumë institucione që punojnë e ndajë shumë vlerë.
Do punojmë shumë më tepër. Vendet e Ballkanit Perëndimorë i përkasin BE-së. Ndajmë të njëjtat vlera. Respekti i BE-së do të gjejë një tokë të begatë tek ne”, - tha Vuçiç.
Ndërsa Kangelarja Gjermane Angela Merkel e pyetur për një datë se kur do të nisin negociatat për antarësimin e Serbisë në BE, tha se Serbia ka punuar mirë në përmbushjen e kushteve. Sipas Merkel nuk do të ketë kërkesa të reja dhe se kapitujt e parë për serbinë do të hapen shumë shpejt.
“Nuk mund tju them një datë fikse edhe pse është punuar. Nuk do kemi kërkesa të reja, por bisedimet mund të hapen së shpejti.
Unë kam qenë në serbi para kësaj konference, por duke pasur parasysh edhe rezultatet pozitive të arritura në bruksel kapitujt e parë për Serbinë do të hapen”, - tha Merkel.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com