Vuçiç para vizitës në Tiranë: S'më
pëlqen idea e Shqipërisë së Madhe

Vuçiç para vizitës në Tiranë: S'më<br />pëlqen idea e Shqipërisë së Madhe
Në prag të vizitës të tij në Tiranë Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç tha në një intervistë për të përditshmen “Kurir” se Serbia dëshiron marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Ai vuri në dukje se kjo kontribuon në stabilitetin e përgjithshëm në Ballkan, ndërsa ka deklaruar se nuk i pëlqen ideja e së ardhmes për të pranuar një Shqipëri të madhe.  “Serbia nuk e pëlqen idenë e Shqipërisë së Madhe. Europa nuk kërkon ndryshimin e kufijve dhe Serbia është e vendosur për këtë”, tha Vuçiç.
 
“Serbia dëshiron marrëdhënie të mira dhe komunikim më të mirë me Shqipërinë, zhvillimin e projekteve të infrastrukturës, ndërtimin e rrugëve dhe të hekurudhave që lidh Serbinë me autostradën Shqipëria Nish-Prishtinë- Tiranë. Gjithashtu  ne duam të ngremë një hekurudhë moderne me Shkodër dhe Tiranë, bashkëpunim më të mirë ekonomik, sepse ne besojmë se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dhomave të tregtisë do të shënojë impakt pozitiv në të mirën e dy vendeve”, u shpreh Vuçiç për Kurir .

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë