Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç në një intervistë për të përditshmen gjermane Suddeutsche Zeitung i ka bërë thirrje BE dhe veçanërisht gjermanisë për më shumë angazhim në rajonin e Ballkanit.
I pyetur nëse do të çonte në referendum ndryshimet kushtetuese për statusin e Kosovës, Vuçiç tha se populli serb nuk do ta pranonte kurrë një gjë të tillë. Pavarësisht se shteti i tij nuk e njeh Kosovën, kjo nuk e ka penguar rajonin të ruajë stabilitetin por sipas tij, marrëdhëniet mes palëve nuk do të cënohen, edhe për shkak të përmirësimit të relatave me Shqipërinë.
Madje Vuçiç kujton vizitën e Ramës në Beograd menjëherë pas ndeshjes së futbollit nëntorin e kaluar si shembull për përmirësimin e klimës në Ballkan, ndërsa konfirmon se do të vijë në Shqipëri për takimin e kthimit të kulifikueseve të Euro 2016.
Ndërsa për azilkërkuesit serb në Gjermani Vucic u shpreh se shteti gjerman duhet të japë më pak mbështetje financiare pasi ata duan thjesht të përfitojnë disa të holla, ndërkohë që qeveria serbe ka bërë më të mirën për të përmirësuar standartin e jetesës.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com