Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç e ka cilësuar si një provokim të tmerrshëm dhe të mirëmenduar i cili sipas tij synonte rrënimin e stabilitetit në Serbi dhe në rajon. Ai ka shtuar se ka paralajmëruar përfaqësuesit e Bashkimit Evropian tre orë para ndeshjes për një provokim të mundshëm.
“Qëllimi i ekstremistëve ka qenë të tregonin se Serbia është një vend jotolerant ndaj diversitetit dhe për të poshtëruar të gjithë qytetarët e saj.” është shprehur kryeministri serb gjatë një interviste për ceremoninë festive që do zhvillohet nesër.
Duke komentuar valëvitjen e flamurit gjatë ndeshjes, Vuçiç shprehet se “Ata donin të shkelnin krenarinë tonë dhe një bandë zyrtarësh falso shqiptarësh të cilët treguan një distancë të qartë mes nesh.
Për presidentin serb, incidenti i djeshëm ishte përgjegjësi e palës shqiptare dhe se nuk sheh asnjë gabim në gjuhën e palës serve, paçka thirrjeve dhe fishkëllimave raciste ndaj kombëtares sonë.
“Unë shpresoj se ne do të arrijmë të kapërcejmë këtë situatë që është përgjegjësi e palës shqiptare. Unë nuk shoh asnjë gabim në gjuhën serbe. Ky është një rast shumë i qartë, por ne patjetër duhet të flasim me njëri-tjetrin dhe për të përmirësuar marrëdhëniet tona.” tha Vuçiç.
Sipas Vuçiç, pala shqiptare duhet të kërkojë të falur ndaj asaj serbe për gjithçka ndodhi mbrëmë, ndërsa shton se nevojitet më tepër bashkëpunim mes palëve.
“Serbia pret një falje të madhe nga pala shqiptare, tha Vucic dhe theksoi se Serbia është e gatshme të rifillojë bisedimet në mënyrë që të përmirësohet bashkëpunimi. Ne kemi nevojë për më shumë diskutim dhe mirëkuptim më të ndërsjellë.” tha Vucic.
Kryeministri serb tha se Serbia do të mbetet gjithnjë një shtyllë e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se asnjë provokim nuk do të mund ta ndryshojë këtë.
“Unë dua të shoh një të qëndrueshme Ballkanin Perëndimor dhe Serbia do të mbetet një shtyllë e vërtetë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe se asgjë nuk mund të rrezikojë.” tha Vuçiç.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com