BEOGRAD - Serbia vazhdon të mbajë gjallë fuqishëm strukturat dhe njerëzit e saj në Kosovë, në kundërshtim të hapur me Marrëveshjen e Brukselit.

Në ditën e fundit të vitit 2014 kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka marrë vendim për ndërrimin e disa kryetarëve të komunave ileaglë që në vendim quhen “organet e përkohshme në Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë”.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave, në Shtërpcë kryetari aktual i dalë nga zgjedhjet e Kosovës, Bratislav Nikoliç do të zëvendësojë në krye të komunës paralele Ivan Rexhiçin.

Gjithashtu Vendimi i njëjtë për komunën e njëjtë e zëvendëson Marjan Gjorgjeviçin me Dragan Vlekoviçin dhe Nenad Filipoviçin me Dragan Rexhiçin. Vendimi është shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë.

vucic foto

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)