Vuçiç: Zgjedhjet serbe në Kosovë
sipas marrëveshjes së Brukselit

SERBI - Nënkryetari i parë i qeverisë serbe Aleksander Vuçiç u shpreh sot se zgjedhjet serbe në Kosovë, që do të mbahen më 16 mars do të jenë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe me OSBE-në.

"Është e qartë se disa njerëz nuk e kanë atë përgjegjësinë politike dhe as atë të politikës së brendshme të stabilitetit, por ky nuk është problemi ynë. Ne jemi marrë vesh në Bruksel dhe këtë duam ta zbatojmë në vepër", ka thënë Vuçiç, agjensia serbe “Tanjug”.

Ai ka theksuar se nuk pret probleme dhe ka shtuar se i intereson vetëm kush do të fitojë nga partitë politike serbe në Kosovë, ndërsa çdo gjë tjetër është e rregulluar. I pyetur për dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës , Vuçiç ka thënë se dialogu do të vazhdojë dhe se gjithmonë të bisedohet është më mirë. Vuçiç po ashtu ka thënë se mbajtja në burg e Oliver Ivanoviçit nuk ka kurrfarë kuptimi.


Redaksia online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët