SHKODËR- Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare dom Gjergj Simoni, një ndër dëshmitarët dhe bashkëvuajtësit me martirët gjatë kohës së komunizmit. Ai ishte i fundit ndër meshtar dëshmitar i asaj që kaluan në burgjet famëkeqe të regjimit komunist, klerikët shqiptare. Edhe ai vetë vuajti burgun, ndërsa si dëshmi ka lënë dhjetëra botime e intervista mbi atë periudhe të errët.
Kush është Dom Gjergj Simoni?
Dom Gjergj Simoni ishte i fundit ndër meshtarët, dëshmitar i asaj qe kaluan ne burgjet famëkeqe të regjimit komunist, klerikët kalotikë shqiptare. Edhe ai vete vuajti burgun si i dënuar politik, ndersa si deshmi ka lene dhjetra botime e intervista mbi periudhën e erret të diktaturës. Dom Gjergj Simoni u dënua dhe u burgos për agjitacion e propagandë si poet dhe jo si prift, sepse meshar u shugurua vetëm në vitin 1991.
Lindi në Shkodër në vitin1933 dhe mësoi në Kolegjin e Fretënve derisa erdhën komunistët në pushtet dhe e detyruan të ndërpriste shkollën dhe të bënte punë të detyruar në hidrocentralin e Vaut të Dejës. U arrestua për agjintacion e propagandë natën e Pashkëve dhe doli në gjyq në vitin 1977 ku u dënua me 10 vite burgim. Arsyeja e dënimit ishte se në oborrin e shtëpisë së tij kishte groposur librat më të zgjedhur të Arqipeshkëvisë dhe objekte të Shenjta marrë fshehtas para se të mbylleshin kishat.
Me ardhjen e demokracisë më 21 prill 1991 është shuguruar meshtar nga Imzot Nikoll Troshani. Përveç shërbimeve fetare është marrë edhe me sistemimin vëllimeve me poezi gjithashtu ka shkruar tregime të shkurtra me kujtime nga koha në burg.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Dom Gjergj Simonit.
“Me trishtim mora lajmin e ndarjes nga jeta të Dom Gjergj Simonit, dëshmitar i vuajtjeve në burgjet e diktaturës dhe simbol i qëndresës shpirtërore ndaj të keqes.
Do ta kujtojmë përherë me nderim dhe respekt Dom Gjergj Simonin, për qëndresën në ato kohë të errëta dhe për mposhtjen e frikës me kremtimin e meshës së parë në Shkodër, që hodhi themelet e lirisë. U prehtë në paqe!”, shkruan ai.