Lojtari i Liverpoolit teksa po vazhdon betejën me kancerin, Jose Enrique ka zbuluar se ai ka frikë se do të ndahet nga jeta.
Sipas një bisede për “BBC Sportsworld”, mbrojtësi 32-vjeçari tha:
Edhe pse doktori më ka thënë të mos shqetësohem, sepse mund ta mposhtim tumorin, unë jam bërë mosbesues dhe pyes veten: a do të vdes nesër?
Jose Enrique
Pasi u diagnostiku me një kancer të rrallë në mushkri, spanjolli iu nënshtrua një operacioni më maj dhe tani ka nisur betejën për të mposhtur sëmundjen.
Mbrojtësi i Liverpoolit, Jose Enrique ka luajtur 127 ndeshje me Newcastle dhe 99 me Liverpool, teksa në fillim të vitit deklaroi tërheqjen përfundimtare nga futbolli i luajtur.