TIRANË- Një zonjë e moshuar ka humbur dhe nuk mban mend shtëpinë e saj. Zonja e moshuar është konstatuar në Shkozë, e vetme. Ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk mund të identifikohet.
Policia njofton se e moshuara nuk e mban mend banesën ku jeton dhe aktualisht është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e saj të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
Komento