Vuani nga reumatizma? Ja ushqimet që ju ndihmojnë të shpëtoni nga dhimbjet

Vuani nga reumatizma? Ja ushqimet që ju ndihmojnë të shpëtoni nga dhimbjet

Lakra

Reumatizma është një sëmundje që prek më shumë se 20% të popullsisë së globit. Për fat të keq, shkencëtarët nuk kanë zbuluar asnjë trajtim efikas apo medikament kundër kësaj sëmundjeje që prek gjymtyrët.

Sidoqoftë, disa prej studimeve më të veçanta mbi këtë sëmundje tregojnë se ushqimet e duhura në kombinim me një aktivitet të moderuar fizik, janë kura më e mirë për njerëzit që vuajnë nga artriti.

Hapat – Domethënës Kundër Artritit
Rënia në peshë dhe aktiviteti fizik janë dy prej hapave më domethënës që duhet të ndërmarrin njerëzit që vuajnë nga artriti. Rënia në peshë zbut barrën e rëndë mbi gjymtyrë dhe ul nivelin e inflamacionit.

Aktiviteti fizik i mban muskujt të fortë dhe ndihmon në lehtësinë e lëvizjes.

Yndyrnat E Shëndetshme Janë Thelbësore
Ngrënia e disa ushqimeve mundet të përmirësojë simptomat dhe të zbusë dhimbjet. Të dhënat shkencore tregojnë se ngrënia e salmonit apo sardeleve mund të zbusë dhimbjen dhe të lehtësojë lëvizjen.

Këto peshq përmbajnë acide yndyrore omega-3 që zvogëlojnë sasinë e substancave inflamatore në trup. Megjithatë, ngrënia e peshqve nuk mjafton. Pacientët që vuajnë nga artriti duhet të pakësojnë sasitë e mishit të kuq dhe të konsumojnë vaj ulliri në vend të vajrave të tjerë.

Ulja E Kolesterolit
Sipas të dhënave, njerëzit që vuajnë nga artriti, kanë nivele të larta të kolesterolit në gjak. Tërshëra dhe ushqime të tjera të pasura me fibër ndihmojnë në uljen e kolesterolit.

Mënyra të tjera për uljen e kolesterolit janë si më poshtë:
30 gramë arra në ditë
25 gramë proteinë soje në ditë.

Antioksidantët
Artriti shfaqet si pasojë e inflamacionit të gjymtyrëve dhe indeve që shkaktohet nga substancat kimike në organizëm. Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga artriti duhet të konsumojnë edhe shumë vitaminë K.

Ajo gjendet tek spinaqi, brokoli dhe lakrat e vogla. Ngrënia e më shumë ushqimeve të pasura me antioksidantë, të cilat neutralizojnë këto substanca, mbron gjymtyrët. Vitaminat A, C dhe E janë të fuqishme për të mbrojtur të gjitha indet në organizëm.

Vitamina A gjendet tek karrota dhe patatja e ëmbël. Frutat e freskëta dhe perimet jeshile janë të pasura me vitaminë C. Arrorët dhe farat janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E./AgroWeb

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nora: 11/11/2024 21:42

    Shqiperia ka bere hapa perpara por duhet te beje nete ardhmen akoma me shume motoja e imja Paqe paqe dhe vetem paqe

    Përgjigju
  • Nora: 13/12/2023 10:17

    Duhet vetem paqje kjo esht lumturia me e madhe

    Përgjigju
  • Hyjnore: 13/10/2023 13:08

    Kur do rriten pensionet z kryeminister?

    Përgjigju
  • Hyjnore: 13/10/2023 13:00

    Tani po e kuptoj se Paqja dhe Lumturia nuk erdhi

    Përgjigju
  • Hyjnore: 22/06/2021 06:42

    Shqiperia esht krenare per udheheqesin kryem8nistrin ton te dashur Z.Edi Rama

    Përgjigju
  • Hyjnore: 22/06/2021 06:36

    Z.kryeministri yn ka brre zgjedhjen e duhur per durresin esht i Madh i mrekullueshem

    Përgjigju
    • fizei: 07/07/2022 18:08

      persh cfar ka bere edi rama po iken rinia gjith

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar