Sëmundja e kancerit është një nga sëmundjet më të frikshme që shumë rrallë gjen shërim. Së fundmi një modele mjaft e njohur është ndarë nga jeta teksa po mundohej të kurohej në një klinikë. Jael Strauss, ylli i njohur i “America’s Next Top Model” është ndarë nga jeta në moshën 34-vjeçare, disa ditë pasi ra në koma.
Strauss e mori vesh për sëmundjen e saj të rëndë vetëm para disa muajsh, një vit pasi u rehabilitua nga përdorimi i drogës pasi ishte një përdoruese e rregullt e saj. Gjithsesi kjo është një humbje e madhe për botën e modës. Të paktën shumëpersona të kësaj fushe e kanë cilësuar vdekjen e Jael si ‘humbjen e një shpirti të mrekullueshëm’.