Vuçiç: Askush nuk po na ofron ndarjen e Kosovës! (VIDEO)

Presidenti serb Aleksandar Vuçic, deklaroi se “askush nuk na ofron asgjë në lidhje me Kosovën, nuk ka ofertë për ndarje të Kosovës, dhe se rreth 100 vende që e kanë pranuar Kosovën, nuk do të tërhiqen nga vendimi”. Sipas Vuçiç, këto shtete duan ta shohin Serbinë pa Kosovën. Ai u shpreh gjithashtu se  “duhet kuptuar pesha e pozicionit të Serbisë” dhe se “nuk duhet gënjyer populli”.

"Të gjithë më kanë akuzuar se  jam i gatshëm të nënshkruajë. Çfarë të nënshkruaj kur nuk ka asgjë”, ishte komenti i tij.

Vuçiç përsëriti se askush nuk e dëshiron kompromisin të cilin ai e ofron, dhe se atë  e ka refuzuar edhe fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti, por pa specifikuar se çfarë kompromisi ai ofron.

Deklarata e presidentit serb erdhi disa ditë vizitës në Prishtinë dhe Beograd të të dërguarit presidencial të SHBA-së, për bisedimet e paqes me Kosovës dhe Serbisë, ambasadorit, Richard Grenell.

Ndërkohë, Ambasada amerikane në Prishtinë ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se “Të dyja palët do të duhet të punojnë ngushtësisht dhe shpejt, me vështrimin të drejtuar nga e ardhmja”.

Dje, lideri i Vetëvendosjes dhe kryeministri i projektuar Albin Kurti, tha se besonte që do të ketë dialog me Serbinë, sepse ka shumë çështje të hapura dhe se projekti për korrigjimin e kufijve ka dështuar por ideja nuk ka vdekur. Ai tha gjithashtu se Richard Grenell i kishte kërkuar që marrëveshja përfundimtare me Serbinë të mbyllet brenda pak muajsh, por për të, përcaktimi i këtij afati kohorë nuk duhet të prevalojë mbi përmbajtjen e marrëveshjes.

Po ashtu Kurti theksoi se tarifa 100%, vendosur ndaj mallrave serbe, nuk ka qene politikë e VV-së dhe se Qeveria që ai do të krijojë, do të zbatojë reciprocitetin  në marrëdhëniet bilaterale me Serbinë. 

Në lidhje me deklaratën e tij, Ana Bërnabiq ka thënë se qëndrimi i kreut të Vetëvendosjes, për një reciprocitet të plotë ekonomik, politik dhe tregtar me Serbinë, është shkelje e marrëveshjes për tregti të lirë në Evropën Qendrore. Bërnabiq tha se shpreson që Albin Kurti duhet t’I rishikojë edhe njëherë deklaratat e tij, të cilat nuk e çojnë askund.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!